“RENDI I RI BOTËROR ose SIONISMI” – Projekt për ridizajnim të kufijve ekzistuese!

savash-veliuSavash VELIU

Në ditët e sotme Projekti “Rendi i Ri Botëror” ushqehet nga feja, ekonomia dhe politika. Në rendin e ri botëror përplasen fuqitë hegjemoniste. Në njërën anë Vatikani dhe në tjetrën Kristianët Evangelist (sionistët). Në Amerikën 300 milionshe 10 milion janë Kristianët evangelist të cilët pranojnë se “Jehudët” janë populli i zgjedhur!

Dominimi i Botës ose “Rend i Ri Botëror” është vendosja e një qeverie në gjithë botën, që kontrollon çdo cep të saj. Shumë vende e kanë provuar t’ia arrijnë por nuk ia kanë dalë mbanë. Rendi i ri botëror është një emërtim që përdoret nga “Teoria e komplotit KONSPIRATIV”, me të cilin nënkuptohet një shoqëri e fuqishme dhe sekrete Masono-Iluminate, që ka hedhur themelet për të pushtuar botën nëpërmjet një qeverisjeje të vetme botërore – sionizmin.

Rendi i ri botëror është një teori e përbashkët mijëvjeçare që shfaqet si në anën fetare po ashtu edhe në atë bashkëkohore. Ato mund të gjurmohen edhe në qindvjeçarin e 20-të me rënien e komunizmit sovjetik, rënien e murit të Berlinit, rënien e komunizmit të Lindjes, dhe fjalimin e Xhorxh Bushit – plakut, me 11 shtator 1990, ku ai përshkruan synimet e Shteteve të Bashkuara për bashkëpunim, pas luftës së ftohtë me ish Bashkimin sovjetik – Rusinë Gorbaçoviane, duke përdorur emërtimin “rendi i ri botëror”.
Në teoritë komplotistë të rendit të ri botëror, shumë gjëra të veçanta shkaktohen nga një shoqëri apo grup sekret i fuqishëm sionist. Ngjarje dhe ndodhi të rëndësishme në histori shihen si hapa nismëtarë në vendosjen e qeverisjes së re botërore, e cila vazhdonë sot me projektin “Rendi i Ri në Lindjen e Afërt dhe Ballkan”.

Pjesë në këtë grup apo shoqëri e cila po punon të vendosë rendin e ri botëror janë shumë familje të njohura si Familja Rotshilld, Familja Rokfeler, Morganët, Kisinxherët, Shrëderët dhe DuPontët, si edhe Monarkë Evropianë  siç janë Anglia – Franca dhe Gjermania mendohet të jenë anëtarë të rëndësishëm të kësaj shoqërie “Bilderbergët”. Teoria poashtu beson që të gjithë personat e rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të botës së bankës, tregut, arteve, zbavitjeve, dhe mjeteve të komunikimit të masave janë anëtarë të kësaj shoqërie.

Sistemet shoqërore, të cilat sipas teorisë së komplotit janë sisteme paraprirëse të rendit të ri botëror si SHBA (ose Kongresi i udhëhequr nga Lobi çifut), dhe së fundmi Bashkimi Evropian. Poashtu edhe organizata ndërkombëtare si Banka botërore, Fondi Ndërkombëtar Monetar, Kombet e Bashkuara dhe NATO, shihen si pjesë përbërëse të Rendit të Ri Botëror. Presidentët, kryeministrat dhe kryetarët e këtyre kombeve dhe organizatave përfshihen në këtë rrjet të madh komplotist, të cilët sot trazojnë gjeografinë Islame duke copëtuar shtetet në shtete më të vogla, veçanrisht Botën Arabe dhe Ballkanin me rivendosje të “Hegjemonisë Sekularisto-Protestante” që  për preteks ka gllabërimin e pasurive të tyre natyrore ngase tani skadon afati qindvjeçar (1912) dhe paraqitet nevojë për ri-renditje të re në botë, por kësaj rirenditjeje centrike i bëjnë ball Rusia Putiniste dhe Turqia Erdoganiste  duke kërkuar vendosjen e një sistemi “Bipolarë” në botë… !

Edhe pse status quo-ja e sistemit global shkakton nervozizëm dhe frustracion në Moskë dhe Ankara, Rusia bashkë me Turqinë nuk kërkojnë të ndryshojnë rendin botëror ekzistues, por vetëm vendin që ata pretendojnë se u takon në këtë ri-renditje..!!

Ajo që Moska dhe Ankaraja pretendojn, në fakt, është që të bëhen mbrojtëset e një rendi botëror pluralist, shumëpolar, të organizuar mbi bazën e normave të shoqërisë ndërkombëtare e të parimeve të së drejtës ndërkombëtare..!!

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.