Fillimi Opinion/AnalizaQytetarët durrsakë do votojnë Igli Carën

Qytetarët durrsakë do votojnë Igli Carën

nga Shekulli Agency

Nga Arbër N. Hima

Votuesit  durrsakë do e votojnë Igli Carën, do votojnë kundër korrupsionit, do votojnë për ndryshimin  dhe   për shpëtimin nga betonizimit të  kulturës, turizmit  dhe trashëgimisë historike; do votojnë për t’ua kthyer qytetarëve institucionin e Bashkisë, e cila  duhet të jetë në shërbim të tyre dhe jo vetëm të një grupi mafio-interesi.

Durrësi qyteti historik iliro-shqiptar krenar për shqiptarët; qyteti port i gjthshqiptarëve me perendimin, Durrsakë me 14 Maj 2023 ndëshkoni zullumqarët e rrënimtarët socialistë të cilët mjerisht kanë afro një cerek shekulli që keqqeverisin Durrësin, aq keq sa që dëmi që i është shkaktuar qytetit nuk do ia kishin bërë as armiqtë e shqiptarëve.Nuk është e nevojshme për qytetarët durrsakë që dikush t’i bindë e t’ua mbush mëndjen për këtë. Kjo sepse qytetari durrsak e di vetë mirë këtë gjë, e madje këtë thirrje timen më shumë po ua sjell qytetarëve durrsakë si kujtesë pasi  këtë realitet  prej tyre e dëgjon dhe e mëson si   të vërtetë ne biseda me ta, sidomos për betonizimin e qytetit që historia tashmë ua ka hipotekuar autorësinë Vangjush Dakos dhe rilindjes socialiste.

Votoni Igli Carën!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies