Fillimi Opinion/AnalizaPSE PO RRETHEKOHET TURQIA NGA TË KATËR ANËT E MESDHEUT!

PSE PO RRETHEKOHET TURQIA NGA TË KATËR ANËT E MESDHEUT!

nga Shekulli Agency

Nga Savash VELIU

Nuk armatoset nga Forcat Amerikane rastësishtë Veriu i Sirisë dhe i Irakut me armë të rënda të njohura e të panjohura në emër të riluftimit të sërishëm të fantazmës ISIS në rajonet e kontrolluara nga PKK-PYD [këmbësoria amerikane], një zonë në dukje ”Kurdistani”, kur dihet se e gjithë kjo ropatje është një parapërgaditje e rrethekimit të territorit të Turqisë si nga deti ashtu edhe nga toka me preteks, rrënimi i pushtetit të Erdoganit.

Kjo është një periudhë e tensionuar që përdoret për të mbërthyer Turqinë në një qoshe. Imperialistët sionist po formojnë një aleancë të shumëfishtë një NATO-je arabe me Egjiptin, Israelin dhe sauditët në qendër të tij dhe lënia hapur e saj si një përpjekje për të ndërtuar një front arab kundër Turqisë në jug, dhe kjo kurrë nuk mund të konsiderohet si një çështje që duhet shpërfillur.

Kjo në gjuhën politike do të thotë ‘’O do bëhet Kurdistani i Madh o do bëhet Turqia e Madhe’’, ndryshe sndodh! Por falë operacionit të Mburojës së Eufratit, Turqia shkatërroi planet e tyre për të goditur Turqinë dhe për ta bërë atë të gjunjëzohej, por rreziku ende vazhdon.

Tani Administrata amerikane e presidentit Donald Trump është në përgatitje dhe synon të cilësojë Vëllazërinë Muslimane si një organizatë terroriste të huaj. Hapi do të hapte rrugën për sanksione amerikane ndaj lëvizjes transnacionale, e cila ka mbështetës në të gjithë botën arabe dhe më gjerë.

Përfshirja e organizatës në listën e grupeve terroriste do ta vendoste SHBA-në në krahun e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, shtete këto që kundërshtojnë Vëllazërinë Muslimane, pjesë edhe e Partisë së Erdoganit.

Në këtë rajon të nxehtë UK. po kryen një grumbullim ushtarak në Qipro. Shtetet e Bashkuara, Italia, Franca, Israeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Greqia zhvilluan një stërvitje ushtarake në Mesdheun Lindor duke lënë aty forcatë e tyre ushtarake ku Italia po uli një F-35 në Kretë.

Presidenti Erdogan gjithnjë arrin të bind Presidentin Trump të largohet nga hapat e rrezikshme por, ‘’Pushteti i Thellë’’ Amerikan e pengon këtë duke e kërcënuar përmes këshilltarëve të pranishëm nga ‘CENTKOM’’ të kabinetit të tij dhe të Kongresit.

Më herët kam paralajmëruar se Lufta e III-të Botërore ka filluar moti por për këtë dukuri bota është e verbër dhe gjithnjë ka hasur në vesh të shurdhër, këto paralajmërime janë dokumentuar edhe me libër të botuar më vitin 2009 duke shnjestruar 11 shtatorin 2001.

Përderisa është rrethekuar Mesdheu prej fllotave të shumta të parëndimit dhe ruso-kinezëve atëherë duhet të jemi të shqetësuar se deri ku mund të shkoj situata e tensionuar mes Uashingtonit dhe Ankarasë, sepse opinioni nuk i merr për serioze këto dukuri çoroditëse rreth vetes. Bota nuk është e vetdijes se sa jemi afër një gremine të frikshme të përplasjesë së botës perëndimore nga jug-perëndimi me muslimanët dhe bota e provokuar hindu-budiste nga bota perëndimore të përplaset prej veri-lindjes me botën islame!

Ashtu është edhe duke ndodhur! Jo rastësisht Turqia dërgoi mesazh të qartë botës sioniste për aftësitë e shërbimit turk kur ua ekspozoj dy agjentët e zënë të Emiratëve të cilët kishin mission likuidiminë e ca udhëheqësve të Hamasit dhe ca politikanëve turk duke ia lënë fajin Turqisë siç bënë edhe me gazetarin saudit Kashogi. Edhe Prof. Dr. Nexhmetin Erbakani më herët kishte porositur; ‘’A mendoni se do tentoj Israeli të bombardoj Turqinë me bomba? Ju gjithsesi kur të vij koha do të shihni se armët e vërteta nuk do të jenë bombatë por agjentët e tyre!

Tani duhet kuptuar se të gjitha sulmet e më parshme terroriste ndaj xhamive në Australi, ndaj kishave në Srilanka, apo gjetiu në kryeqytetet Europiane dhe dyshimet mbi ndezjen ndoshta të qëllimshme të katedralës Notre Damë me sulmet ndaj Xamisë All Aksa me zjarr e tjerë janë operacione të ndërlidhura me njëra tjetrën nga qendra imperialiste që dorën fsheh pas ekstremizmit të skajshëm që ska të bëj me FENË dhe RACËN sepse çmendësia ZGJEDH mercenarë ekstremistë që një ditë vretë një të fesë islame e nesër një të fesë kristiane sepse mercenari është i pa besë. Kjo është metoda më e re që përdor lëvizja Sioniste, ideologji e ngritur mbi supremacionin e pafesisë ”Një Qeveri, një Sistem dhe një Valutë” masono-sataniste me tentativ të zhduk Fenë dhe Nacionalitetetë mbi këtë glob!

Provokimet terroriste vijnë nga shërbimet sekrete sionisto-imperialiste të interesuar për destabilitet dhe kaos sepse duke i frustruar popujtë ndaj njëri-tjetrit ato plotësojnë interesin e axhendës sioniste të përplasi muslimanët me kristianët dhe në anën tjetër budistët me muslimanët, problemi është derisa të krijohet emri, pastaj gjërat ecin vetë.

Por edhe përkundër këtyre acarimeve mes aleancave të errta që dita ditës shtohen përball Turqisë me grushtete siç u veprua në Sudan që qe e mbuluar me arrestimin e Assanges, pastaj Libia, Venezuella e gjetiu.

Por sërish Turqia në këtë rast arrinë të zhvillojë stërvitje të përbashkët në Uzbekistan si përgjigje ndaj kërcënimeve perëndimore me “Mburoja e Partneritetit-2019”, ku marrin pjesë njësi nga forcat e armatosura të Uzbekistanit, Turqisë dhe Pakistanit.

Edhe Shtetet e Bashkuara intensifikojn bashkëpunimin me Greqinë, Qipron Jugore dhe Israelin në Mesdheun Lindor kundër interesave turke duke paralajmëruar Turqinë të mos ndërhyjë në kërkimin në vazhdim për rezervat e energjisë në zonë. Në vend që të bashkëpunojë me Turqinë për të kontrolluar ndikimin e Rusisë në Mesdheun Lindor, ai bën thirrje për një partneritet më të ngushtë poltronësh me Greqinë, Israelin, Egjiptin dhe Qipron. Në të njëjtën kohë, ajo synon të zvogëlojë varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse dhe të lëvizë linjën e gjirit Saudit-egjiptian-Israelit kundër Iranit dhe Mesdheut Lindor.

Në anën tjetër Uashingtoni i thotë Turqisë të merr një vendim për sistemin e mbrojtjes raketore S-400, por thjesht vendos zgjedhjen e vet në Turqi. Nëse Amerika nuk e ndryshon politikën e saj unilaterale dhe të papërpunuar, marrëdhënia bilaterale mund të dalë jashtë kontrollit. Ajo që duhet vërtet të ndodh në këto rrethana të frustruara është një qasje e re që kujton edhe interesat turke të përbashkëta strategjike si partnere e NATO’s.

Në këto përplasje rivalesh qëndrojnë dy ideologji të kundërta njëra tjetrës ajo e Uashingtonit që don të ruaj supremacionin e skaduar policor mbi glob dhe rirenditja e re Turko-Aziatike mbi një sistem global dy polarshe… Prandaj dy luftimet do vazhdojnë edhe mëtej! Dhe shpresojmë të dominoje racionalizmi mbi egocentrizmin e skaduar perëndimor.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies