Fillimi Opinion/AnalizaPSE ARSİMTARËT PROTESTOJNË..!??

PSE ARSİMTARËT PROTESTOJNË..!??

nga Shekulli Agency

Savash VELIU

Janë arsimuesit dhe edukatorët të parët që sakrifikojnë mundin dhe kohën e tyre pēr të mirën e ngritjes së shoqërisë në nivelin e rrafshit të dimensionit moral, kulturor dhe atë shkencor e përparuar drejt majave të dijes… Mësimdhënësit janë të turpëruar nga sjelljet e ulëta të pushtetit politik dhe pjesës së tajfës që i përcjellin ata me denigriminë e vlerave të rolit të arsimtarit nē përbërjen e qenësisë së njeriut si i tillë gjatë gjithë procesit të shkollimit. Janē sjellje të pasens të mesazheve shumë primitive në rrjetet sociale në disfavor të trupit arsimuesë kur moralizojnë të paedukuarit me këshilla banale ata që kanë nevoj për riedukim të mëtejmë kinse mësimdhënësit i kanë shumë ato paga bile si merritojnë e tjera broçkulla që indinjojnë ndjenjatë e mësimdhënësit i cili ushtron një mission të shenjtë për fëmijët e tyre. Kjo tregon nivelin e prapambeturisë së besherëve që ushtrojnë funksione të larta shtetërore të ngecur nga rrjedhat shoqërore sepse janë të paformuar nga aspekti i edukimit dhe arsimimit sikur miskini nevojtar i cili ka nevoj të riedukohetë nga mangësit mendore dhe shpirtërore… të vjen të thuash; Vaj Mileti e Mjerr Vatani me këta ‘’vizionar’’!

Pushteti politik me tajfët e tyre të xhveshur nga çdo normë dhe kodeksi i vlerave marrin guximin të çojnë pesh kur sygjerojnë mësimdhënësit të mendojnë nxënësit e jo veten që është një këndshikim me dioptri të ngushtuar duke haruar se mësidhënësit janë faktorët që prindëritë ti gëzojnë pagatë e siguruar për familjetë e tyre derisa arsimtarët ua ruajnë fëmijët e tyre ata ndërkohë i kryejnë obligimet personale nē saje të kujdesit të mesimdhënësve kurse Arsimtarët vet ate nuk mund tua sigurojnë fëmijëve të veta.

Katër vite presin Arsimtarët ti pajtojnë me marrëveshjen kolektive rrogën minimale. Regresin për pushimin vjetor (e njohur si К-15), të fitoj pushimë tremujor derisa zgjat pushimi, nuk merr shtesë fëmirore si e gjithë bota e tjera benificione që i merriton.

Pra, Arsimtarët protestojnë për ngritjen e Statusit e jo pēr ritjen e pagave por megjithate rroga është një indikator për standardin dhe statusin e tij në shoqëri. Arsimtari kërkon kthimin e krenarisë të cilën ia kanë anashkaluar paria politike me dekada të tërra që merr për vete paga të majme dhe u shet mend atyre të cilët i kanë kaluar nëpër duart e tyre.   

Është Politika shkatërruesi kryesor i arsimit, jo mësimdhënësit që brumosin me mish e shpirt gjithë njerëzit duke u dridhur mbi fëmijët tanë të pajisen me edukim dhe dije të dobishme për një ardhmëri sa më të mirë të shoqërisë sonë..!  

Andaj, Rroga Mesatare neto mujore e paguar për një punëtor në shkurt të këtij viti është 29.839 denarë që është rritje për 6,8 për qind në raport me muajin e kaluar vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, Rroga Mesatare e RMVs është 29.839 denar, kurse paga e mësuesve 24. 600, pra 5000 den nën mesataren e SHTETİT!!! Ja në cilin nivel të mjerueshëm e ka lënë pushteti politik mësimdhënësin e tij të turpërohet nga vetja e tij.

Ka ardhur koha mësimdhënësi të vlerësoj kohën. KOHA është PARA. Çdo punë, edhe një shërbim i vogël (dërgo një email) Paguhet. Мinutat të papaguara të cilat ua marrin janë minuta jetë, minuta larg familjes, miqve. Ata duan të na godasin sentimentalitetin, ndjenjat e tua, aty ku të dhemb më shumë vetëm të gjunjëzosh. Nëse do të kujdeseshinë për fëmijët nuk do të shpenzonin kaq shumë para për marrëzira dhe benificione për vete. Mos harro se ne jemi paralelisht edhe arsimtarë edhe prindër, prandaj mos lejoni të moralizojnë shumë mbi ju se me vite të tërra u pa se sa u dhimbseshin nxënësitë që i nënshtruan on-line mësimit derisa ish ministresha brohoriti për interesin personal se ky ‘Vit Shkollor’ ishte i suksesshëm kur dihet se mbi 40% të nxënësve për iks arsye nuk kanë arritur të ndjekin mësiminë e rregullt vijues on-line!!!

Pra, si Arsimtarë mund ta lëmë anash Krenarin por asessi nuk mund të lëmë anësh Dinjitetin e Mësimdhënësit që është krenaria e popujve të përparuar për të cilën synojmë ta arrijmë si shtet!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies