Fillimi Opinion/Analiza“Pranvera turke” – Kalaja e fundit e demokracisë !

“Pranvera turke” – Kalaja e fundit e demokracisë !

nga Shekulli Agency

savash-veliu“O njeri! Mos ndihmo të keqen kështu“Djalli” e zgjeron pushtetin mbi njerëzit, derisa “Engjujt” largohen larg e më larg prej tyre. Por ndihmo të mirën që të afrohen Engjujt dhe ta drejtojnë njerëzinë me pushtetin e drejtësisë“!    

Sërish nga “dora e fshehtë” në shënjestër vendoset zullumi mbi Turqinë pas “7 qershorit” zgjedhje këto parlamentare kur pushteti i Erdoganit u tërhoq posht nga pozita e pushtetit udhëheqës duke krijuar vakum dhe krizë qeveritare. Turqia pandërprerë atakohet nga jashtë përmes militantëve terrorist po ashtu edhe brenda nga kolaboracionistët të shitur!      

Nëse shikojmë hartën e botës nga Perëndimi kah lindja dhe nga veriu kah jugu do të shohim qartë se, në të gjitha vendet perëndimore deri tek ata  vende lindore definitivisht mund të themi se, “zgjedhjet e lira (maspopullore)  demokratike kanë marr fund”. Vetëm Turqia mbeti kalaja e fundit ku mbahen  zgjedhjet e lira maspopullore, prandaj ajo sërish është ne shënjestër të “dorës së zezë” që pretendon ta gllabëroj edhe atë si bastion të fundit!   

Në asnjë shtet Perëndimor nuk bëhen “zgjedhje të lira Demokratike” edhepse kështu ekspozohet në opinion, por kjo definitivisht është një mashtrim global ndërkombëtar. Edhe SHBA-të që njihet si shteti më pro-demokratik është një nga këta emblamatikëve ekstravagante të politikës mashtruese! Aty gjithnjë prapa kanditëve të zgjedhura Presidenciale janë votues me pankarte proliderit të tyre të paguar, dmth, votues të paguar e jo votues të lirë. Dmth, në Perëndim zgedhjet janë të kurdisura, atëherë si është rendi tek ne… kuptohet !?  

Turqia në shumë pikpamje po e prish rehatin e “mendjes së Lartë” e cila  është dizajnuese e njohur e krizave nga jashtë gjë që arrihet të lexohet leht.  Ata i realizojnë projektet e veta përmes bashkpuntorëve (armiqve të brendshëm). Turqia tani po ec drejt zhvillimit me hapa të shpejta ekonomike, ajo u bë faktor politik në rajon dhe politika e saj e jashtme është më me ndikim dhe më e suksesshme në krahasim me shtetet tjera, dhe kjo nuk u shkon për shtati.       

Por me kaq kjo nuk përfundon! Turqia u tentua të futet në batakun e Luftës së Irakut dhe të Sirisë, por pa suksess. Ajo arriti të neutralizoj çdo provokim duke i përforcuar kufijtë e saja jugore ku ai kufi arrin një gjatësi prej një mijë kilometra dhe është duke i futur nën kontrol të sigurisë së madhe nga i cili zor se mund të kaloj dicka pa dijen e saj.    

Ky Observim i kufijve do ti shqetësoj tejmase ata, shkaku se përmes këtyre kufijve qarkullonin militantët, armët, droga dhe agjentët e shërbimeve sekrete të perëndimit. Kjo mbushi kupën e gotës dhe detyroi të ndërmarrin kontra-aksion për ta deklasuar “Pranverën Turke”, siç bënë me “Pranverën Arabe”!   

Rajoni i Ballkanit i ngritur në një “Fuçi baruti” e kryesuar nga kriza Greke, dhe Lindja e Afërt e lëvruar tërësisht nga dora e zezë të ndihmuara nga kreaturat e tyre si, “Al Kaeda”, “Isis & Daesh”, Pkk & Pyd-Ypg, “Boko haram” etj, e bënë që kjo skenë e “Lindjes së Afert” të duket e shkretuar!

Afganistani u rrafshua për toke, Pakistani u mpak nga goditjet e Talibanëve  dhe të Nato-s, Irani me embargo u fut në konflikt të brendshëm duke e involvuar edhe në luftën e Sirisë e cila ishte dora e djathtë e tij që qëllimisht u shkatërrua bashkë me Jemenin. Iraku u shpërbe, Egjipti u shkel brutalisht, Libia fizikisht u demolua, Tunizia, Algjeria e kështu me rradhë… Kështu përfundoj “Pranvera Arabe”në dobi të Israelit dhe të Perëndimit sekular!!!    

Në këtë katrahurë të madhe të hartës së katandisur shpirtëro-fizike e botës Islame,  Turqia mbeti si bastioni i fundit e “Pranverës Turke” që arriti të zgjas dhjetë vite ku rihte zemra e popullit për një çik dritë drejtësie dhe lirie. Neve na mbetet të presim dhe të shpresojm se, Turqia do të arrij që ta përballoj edhe këtë sfidë të fundit… !!!

 

Savash VELIU:

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies