POLITIKA E SAMARIT..!

Nga: Savash Veliu

Dhe kështu Populli Vetëm do kërkoj të drejtat politike por jo edhe ti realizoj ato… apo!? Dmth, do kërkoj Zgjedhje të Lira paraprake për ca poste e ca punësime vazale por jo edhe Zgjidhje afatgjate për çështjet të pazgjidhura politike, çfarë vetkënaqësi idioteske.

Dhe Populli kokë më kokë me partitë dhe politikanët do bashkkuvendojnë netë e ditë për Samarin, a do të jetë prej shelgu apo prej bagremi, apo prej dushku apo thane… por kryesisht të jet SAMAR që i pason sipas Masës!?

Dhe ky fenomen në cikle të ndryshme detyron të kuvendosh për samarin dhe rreth samarit, sepse diçka tjetër nuk i ka mbetur Gomarit… veç të bart samarin për argatllëk të shkavit!!!

E kur ti teket shkavit ti bie samarit t’i bën vesh gomari… dhe kështu rrotull!

Gomari kurrë nuk pyetet por vetëm i merret Masa, derisa Njeriu pyetet dhe i merret Mendimi!  

Kjo dukuri të duket si shaka por është fenomen i hidhur tek politikanët shqiptar shkaku se u mungon Kultura e ngritjes mbi Moral Politik që ushtrohet nga padija dhe kthehet  në diktat politik që synon Pushtetin me udheheqje despoti kokbosh që vetkënaqet me orbitën e vet dhe neglizhon dëshirat e shumicës për Shtet.

Kjo fabrik politikanësh të korruptuar me popullin konformist duhet të stopohet urgjentisht përndryshe ky lloj sojtarllëku i politizuar do synojë si gjithnjë postet me makamet e  Kryeministrit, të Deputetit apo të Kryebashkiakut i cili nuk mendon kokë më vete e që gjason me langojin e dëgjueshëm servil ndaj të huajit por i armiqsuar me të vetin sepse i varur është ndaj frikesimeve politike të servuara përplotë korrupsion.   

Thotë Hamza Jusuf, ‘’Njerëzit nuk mund të mendojnë shkaku se mendjet e tyre janë të mbuluara me frikë’’..! Prandaj, nga frika ata humbin sensin dhe dëshirat për vetkontroll drejt kauzave madhore nacionale për Komb!

Është kotësi nëse paraprakisht nuk arritet t’i hiqet frika e ngulitur në kokë që gjithnjë e bënë vazal dhe poltron ndaj të tjerëve… Pra, me njeriun shqiptar duhet punuar në ngritjen e shkallës së arsimit nga fitohet vetbesimi mbi moral të lartë e kur të arritet ky NJERI i vetdijësuar mbi moral gjitha Çështjet politike zhbëhen vetvetiu…! “Është e kotë të mendosh se një popull mund të zhvillohet pa arsim dhe pa dituri”, thotë Jakup Asipi.  

Një pasqyrë që plotësisht është shtrembëruar tek ne me shkallën e arsimimit të degjeneruar. Braktisja e shumë bajraktarizmave me vetpëlqimet naive janë vetëm disa nga lista e gjatë e problemeve që i brengosin shqiptarët në shekujtë e kaluar dhe tani.

Po ndryshove mendjen dhe bindjen e praptuar, atëherë ke ndryshuar edhe gjendjen e shoqërisë dhe të Shtetit! Ndihmoe veten të të ndihmoj Zoti! Ky është prefiksi hyjnor i suksessit të krijuar nga opsesioni i manifestuar në pyetjet nevrike, si t’ia bëjmë, si të bëjmë strategji politike e kështu me rradhë. Kjo nënkupton se; “Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë”, thotë babai i Kombit Mit’hat Frashëri

“E keqja më e madhe e tradhtisë është se ajo kurrë nuk vjen prej armikut”. Dmth, Zgjidhja është të shohim brenda vetes. Nëse nuk e kërkojmë brenda vetes por e hedhim tek tjetri fajin nuk do të ia dalim asnjëherë. Sepse, Rrugëtimi Kombëtar u shëndrrua në rrugë të hajnave politik dhe turbo tallavave intelektual që luftojnë vetëm për pushtet e jo për Shtetformësi të mirëfillt të shtetitkombë me përgjegjësi. Sepse me gjenerata pushtetarët dhe intelektualët lakmitar për pushtet kanë punuar për fqinjësin e jo për vetshtetin si përfaqsues të qeverisjesë shtetërore. Nuk mund të punojmë për Shqiptarinë derisa nuk flaket njëmendësia serviliste që verbëron mendjet dhe zemrat lakmitare për pushtet të korruptuar që pasi të largohet ky defekt i sëmurë të bëhet vet-integrimi ndërshqiptar që do mobilizoj forcat drejtë zgjidhjes së çështjeve madhore të saj.

Një thënie e urtë Islame thotë; *Janë dy grupe nga populli im që, kur ata janë të devotshëm, populli im do të jetë në të drejtë e kur ata janë të prishur populli/ummeti im do të korruptohet, vlen për Dijetarët dhe Sundimtarët e popullit.*

… Pra. Pa ndërtuar moralin njerëzor s’mund të ndërtosh shtetin. Dhe sërish Mit’hat Frashëri thotë; “Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha luftërat, posa ta kenë përfunduar betejën e fundit mes veti”! Ja pra, kjo është formula e pagëzimit për gjithë shqiptarinë!

Shekulli Agency