Fillimi Opinion/AnalizaPolitika dhe politikanët në Shqipëri e Kosove  bëjnë“çudira” të mëdha

Politika dhe politikanët në Shqipëri e Kosove  bëjnë“çudira” të mëdha

nga Shekulli Agency

Nga Skënder Sadri KAPITI

Korrupsioni në Shqipëri dhe zgjedhja e Presidentit të Kosovës a thua se janë probleme botërore.

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete në krye të agjendës europane si kampione në korrupsin , hajni dhe eksod. Politikës dhe politikave të huaj që edhe deklarohensi miq të shqiptarëve nuk është se u intereson seriozisht Shqipëria e Kosova, ata mjaftohen vetëm me një stabilokraci regjimi. Atyre u intereson shteti i tyre dhe jo korrupsioni, padrejtësia dhe hajnija e politikanëve shqiptarë në dy shtetet shqiptare.Shqipëria realisht qeveriset nga një regjim dhe është nën pushtetin e një sistemi regjimi total të korrusionit.

Kurse politika e Kosovës , e shtetit më të ri të Europës  nuk është deri tani ,nuk është në gjëndje që të zgjedhë Presidentin e Kosovës, ashtu sikurse dhe vitin e kaluar nuk ishte në gjëndje që të zgjidhta kryetarin e Parlamentit.

Kosova  shkon nga një palë zgjedhjesh në një palë tjetër por krizat institucionale nuk i zgjidh.Kosova, politika e saj do të duhej që të mos prodhonte kriza , në mënyrë që të rritej prestigji, autoriteti dhe numri i njohjeve ndërkombëtare.Këtë gjë e duan edhe shtetet aleate të Kosovës, ato shtete të cilat ndërhynë dhe kontribuan aq shumë për Pavarësinë dhe krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës.

Mirëpo politika kosovare i ka zhgënjyer edhe aleatët e Kosovës me pamundësinë e partive politike për të zgjedhur Presidentin. Madje bota po cuditet se si është e mundur mospajtushmëria, moskonsensusi  dhe mosbesimi  te shqiptarët për të zgjidhur dhe zgjedhur Presidentin e Kosovës.

Në vënd që Kosova të promovonte shtetin modern e ligjor, të promovonte unitetin kombëtar shqiptar dhe meritueshmërinë për integrimin në BE dhe në institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë, Kosova sot prej politikanëve të saj është në udhëkryq.

Politika e papërgjegjshme , veprimtaria e saj të krijon përshtypjen publike sikur Kosova është qëndra e gravitetit  politik botëror. Politikës në Kosovë ashtu si asaj në Shqipëri  nuk i intereson interesi kombëtar dhe ai i përgjithshëm por vetëm interesi personal, asaj i intereson pushteti dhe përfitimet prej tij.Politika e xhveshur  nga morali dhe politika e paturpësisë,  neglizhencës dhe e mosinteresimit për mirëqënien dhe sigurinë ligjore dhe ekonomike i detyron shqiptarët që të largohen nga atdheu.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies