Humbja turpëruese e PDK-së në zgjedhjet e 11 Qershor ka bërë që kjo parti të reflektoj duke u mobilizuar të dijë se ku ishte arsyeja kryesore e kësaj humbje.
Retorika e ashpër e partisë në pushtet kundër komunitetit musliman dhe afërimi e afirmimi i njerëzve që kanë vjelur urrejtje të theksuar, ka qenë faktori kryesor i refletimit të komunitetit shumicë, musliman, duke e dënuar turpërisht partinë në fjalë.
E për ta barazpeshuar këtë urrejtje nga ana e tyre u pa e arsyeshme që të balancojnë diskursin antiIslam edhe nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje.
Kjo Lëvizje pa e paramenduar më parë është futur në një grackë shumë të rëndë, ku protagonisti Ramabaja, agjent kryekëput i Shërbimit Informativ të Kosovës, hap debat të panevojshëm duke fyer gjithë ata votues, praktikues fetar të besimit Islam të cilët duke agjëruar, kanë bërë fushatë të paparë pa asnjë pagesë e asnjë përfitim. Pra e gjithë puna e tyre, aktiviteti i tyre u “shpërblye” në mënyrën më të keqe të mundëshme.
Ramabaja për çudi asnjëherë nuk reagojë kur Radio Televizioni i Kosovës drejtpërdrejt transmetonte nga taksat e komunitetit musliman në Kosovë konvertimin e një vajze në katolicizëm.
Ramabaja asnjëherë nuk reagojë kur krerët e partisë në pushtet mbanin mesha dhe transmetohej direkt në televizionin publik të Kosovës.
Ramabaja nuk reagojë asnjëherë kundrejt Listës Serbe e cila mohon, fyen e promovon ekstremizëm të paster antishqiptar.
Ramabaja asnjëherë nuk reagojë kur Shpend Ahmeti lejonte që në Komunën e Prishtinës të mbahej “Birra Festi”.
Ramabaja asnjëherë nuk reagojë kur u ndërtua kisha politike në Llapushnik, pa kurfarë nevoje , në një bjeshkë të Drenicës, ku vetëm një shikim të zakonshëm shihet qëllimi tashmë i treguar haptas nga krerët e kishës katolike.
Ramabaja nuk reagojë kur popat serb paguhen nga taksat e komunitetit musliman.
Ramabaja nuk reagojë kur Shkolla e Mesme ” Xhevdet Doda” u rrëzua midis Prishtine, duke u ndërtuar kisha katolike.
Ramabaja nuk reagon kundër funksionalizimit të objektit kriminal kishtar në kampusin universitar të Prishtinës.
Ramabaja nuk reagon kur prifti Anton Kçira thonte se duhej të masakroheshin të gjithë shqiptarët musliman ashtu siç ndodhi në Bosnjë.
Ramabaja është agjent i SHIK-ut ku të vetmin qëllim e ka që të përçaj Vetëvendosjen me përkrahjen masive të popullit musliman në Kosovë.
Ramabaja quditërisht nuk reagojë ndaj terrorizmit të krishter, ku serbi u zë me 13 kg eksploziv afër ambasadës amerikane në Prishtinë.
Ramabaja nuk reagojë kur mbaheshin parada të komunitetit LGBT në qendër të Prishtinës. A mos kjo nuk rrezikon traditat e kulturen shqiptare ?
Problemi qenka tek një iftar i organizuar në një shesh të po atyre qytetarëve që përbëjnë shumicën absolute.
Ramabaja është asgjë tjetër pos një islamofob ekstrem i cili logjikisht i bjen që paguhet nga agjentura të caktuara të cilët të vetmin qëllim e kanë që të dobësojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe të hapin tema religjioze, në kohën kur pritet formimi i Gjykatës Speciale dhe formimi i Qeverisë së Kosovës ku do të ndikonte drejtpërdrejt për bashkimin e “frymës europiane” kundrejt Lëvizjës.
Mbështetja që ju dha këtijë personi i cili nuk mundi të bëhej deputet nga këto zgjedhje tregon më së miri se kush qëndron mbrapa tij. Gazeta Express bashkë me drejtorin e saj Berat Buzhala e Arbana Xharrën çuditërisht i dolën në mbrojtje një anëtari të Vetëvendosjes, mbështetje kjo e padëgjuar më parë, por që qëllimi i kësaj mbështetje dihet, përçaj e sundo..!
Lëvizja Vetëvendosje duhet sa më parë të marr masa kundër kësaj fryme islamofobe dhe të përjashtojë njësojë siç bëri me Alma Lamën, ndryshe një revoltim i skajshëm i komunitetit musliman që njëherish përbëjnë shumicën absolute në Kosovë do t’i kushtojë shumë rëndë.
/DrenicaSOT/
