Nga Skënder Sadri KAPITI
Pengesa për ekspansionin sllavo-rus në Ballkan janë Shqipëria, SHBA dhe Turqia, dhe këtu kur themi Shqipëria kuptohet dhe përfshihen edhe Kosova dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë në trojet shqiptare dhe në diasporë.
Është politikë e diplomaci e mencur e një shteti ajo e cila mirëpret dhe që respekton e që tregohet mirënjohëse karshi atyre që tregojnë dhe manifestojnë respekt e që ofrojnë miqësi e kontribute ne favor të interesit kombëtar shqiptar, pavarësisht se nga cilët individë, politikanë, burrë shteti dhe shtete nga vijnë ato dhe pa marrë aq shumë parasysh sistemin politik dhe as punët se cfarë ato shtete bëjnë brënda vetes.
Miqësitë nuk duhet të ndërtohen as sipas prerferencave e interesave personale kalimtare të politikës e të pushtetit që rastis të qeverisë Shqipërinë dhe Kosovën.
Miqësitë dhe aleancat duhet të ndërtohen simbas parimit të sinqeritetit, besimit, te respektit e te interesave afatgjate reciproke duke marrë në konsideratë dhe ruajtur e forcuar edhe traditën miqësore historike kundër përpjekjeve djallëzore të armiqve të shqiptarëve dhe të shërbëtorëve të tyre që mundohen t’i prishin ato.
Pengesa për ekspansionin sllavo-rus në Ballkan është aleanca shqiptaro-turko-amerikane.
Këtë duhat ta dinë mirë edhe turkofobët shqiptarë dhe greko e serbofilët të cilëve nuk u pëlqen fakti për marrëdheniet miqësore e strategjike shqiptaro-turke gjë që e shprehin hapur , por që fshehurazi nuk duan as aleancë shqiptaro-amerikane. Ky qëndrim djallëzor i këtyre shkon në një linjë me politiken antishqiptare të Beogradit dhe Athinës të cilët gjithmonë përpiqen, punojnë e synojnë që shqiptarët të mos kenë miq e aleatë.
Turqia mbështet shqiptarët në Ballkan, jo vetëm për faktin se shumica e shqiptarëve janë muslimanë, por edhe për faktin e rëndësishëm sepse në Turqi ka rreth 5 milion qytetarë shqiptarë dhe me origjinë shqiptare të cilët ia imponojnë shtetit turk që ta mbështesin Shqipërinë e Kosovën, ashtu sikurse gjithmonë që kanë bërë aq shumë edhe shqiptarët në SHBA për Shqipërinë e Kosovën.
Aleat kryesor dhe strategjik në NATO për SHBA -të është Turqia, pasi Turqia është fuqia e dytë në NATO pas SHBA-ve dhe se Turqia ka pozicionin kyc në Dardanele , dhe kjo ia ka bërë të pamundur Rusisë kontrollin në Detin Mesdhe dhe as daljen detare në Adriatik, sepse po të mos jetë Turqia kush do e kishte penguar Rusinë për daljen dhe zotërimin e Mesdheut, mos vallë Italia apo Greqia?!

Shikoni se sa shqiptarofobe është akoma Europa, sa me shumë djallëzi nuk e ka antarësuar akoma Shqipërinë në BE, dhe as nuk ia ka liberalizuar as vizat shqiptarëve të Kosovës, dhe Kosova nuk është akoma as antare e NATO-s.
Pra, kjo tregon se sa e pabesë është akoma Europa, e cila ka akoma mendësi shqiptarofobie dhe islamofobie mesjetare pasi pavarësisht se e dinë mirë se shqiptarët janë populli me antiserbo-rus në Ballkan dhe më proeuropian, BE nuk i ka pranuar akoma në gjirin e saj.
Pse BE dhe NATO nuk armatosin Shqipërinë e Kosovën ashtu sic armatos Rusia, serbët?
Kjo sepse kur vjen puna europianët për interesa të tyre më shumë tolerojne e respektojne serbët e rusët se sa shqiptarët, gjë e cila duket se ata edhe sot në bisedimet Kosovë-Serbi mbajnë anën e Beogradit.
Është fat i madh që shqiptarët kanë aleat strategjik superfuqinë botërore, SHBA , dhe aleat besnik të përhershëm në rajon supershtetin turk.
Kjo është e vërtete dhe e ka treguar edhe historia pasi disa ditë pas angazhimit të SHBA dhe të NATO-s në luftën e Kosovës, Rusia kërkoi që të dërgonte një flotë detare në Detin Adriatik por ushtria turke në Dardanele nuk lejoi kalimin e Flotës luftarake ruse që të dalë në Adriatik.
Pavarësisht se cfarë zhvillohet ne Ukrainë Beogradi kot shpreson se do ndodhë në Kosovë e Ballkan ndonjë ngjarje si ajo në Ukrainë, pasi nuk guxon që Rusia të marrë ndonjë veprim e aventurë të tillë për të sakrifikuar për Serbinë sepse ajo do të pësonte një disfatë të paimagjinueshme, pasi Rusia do të përballej direkt në një luftë me SHBA, Turqinë, NATO-n dhe Anglinë.
Sot Serbia e as Rusia nuk kanë me vete Europën e viteve 1913, kur ajo ia dha Serbisë trojet shqiptare, kur SHBA nuk kishte dalë akoma si superfuqi globale dhe sot edhe Turqia është një supershtet i fuqishëm në rang botëror.
Pra, koha sot është në favor të shqiptarëve sepse interesat e shqiptarëve janë me ato të Europës përballë ekspansionit dhe këcënimit ruso-kinez, dhe besoj se tashmë BE e ka kuptuar gabimin e saj në qëndrimet jokorrekte për integrimin e shqiptarëve në BE dhe për përkëdhelitë e saj ndaj Beogradit e Rusisë.
Pavarësisht se cfarë marrëdhëniesh ka dhe do të ketë Turqia me Rusinë ne fushën e ekonomisë, turizmit,energjitikës dhe të tregëtisë ato nuk ndikojnë fare në marrëdhëniet shqiptaro-turke pasi Turqia gjithmonë prej 100 vitesh është aleate e shqiptarëve dhe se qëndrimet e Turqisë me ato te Rusisë e Serbisë janë krejtësisht të kundërta, prandaj Turqia as nuk bisedon as me Rusinë dhe as me Serbinë për Kosovën.
Turqia është ndër të parat pas SHBA-ve që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe që lobon për njohje ndërkombëtare të saj.
Po kështu tashmë dihet se SHBA-të janë aleati jetik e strategjik i Shqipërisë dhe Kosovës, si garant prej 100 vitesh i shtetit të Shqipërisë, dhe të fitores së Pavarësisë e të Shtetësisë së Kosovës.
Prandaj aleanca e Shqipërisë me SHBA dhe me Turqinë është jetike, dhe po prandaj politika e Tiranës mban anën e duhur dhe zhvillon marrëdhënie të mira miqësore e strategjike me këto dy shtete.