Çdo operacion perëndimor mbi Lindjen e Mesme ka për qëllim të ashpërsoj zjarrin e luftës së domosdoshmëris së shtimit të shitjes së armëve shkatërruese që vetvetiu parashtron pyetjen; Kush përfiton prej ndërhyrjeve të gjakosura në rajon? Kuptohet; vetëm 5 antarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë në OKB, që në emër të Mega Lobit të Armëve vendosin mbi çdo lëvizje konfliktuoze në botë. E kush janë ata pos: SHBA-së, Anglisë, Francës, Rusisë, dhe Kinës të cilët rritën dy tre fish kuotën e shitjes së armëve në rajon.
Tmerri dhe lemeria prej operacioneve luftarake ishin ata që ua shtonin Frikën muslimaneve prej njëri tjetrit teksa në anën tjetër pa hetuar plaçkitej buxheti shtetëror bashkë me pasuritë nëntoksore dhe mbitoksore që olluk olluk rridhnin drejtë bllokut perëndimor duke i lënë muslimanët në konflikte të përgjakura e të ndar në ideologji socialiste – kapitaliste, në fetar Sunni – Shia dhe së fundi në frakcione terroriste të disajnuara po nga këta 5 forca të KS-së.
Qëllimet e pesë antarve të përhershëm të KS-së janë shumë dimensionale dhe të kordinuara me një sinkronizim të përpikt nga vetë Mega Lobistët botëror që kalkulojnë fitimet e tyre mbi gjakderdhjet…!
Operacioni i fundit mbi Sirinë nga protagonistët në fjalë u kushtoj mbi 300 milionë dollar vetëm për raketim një orësh. Tani paramendoni sa fish do të rritet shitja e armëve që pretendon të përfitoj lobi i armëve për një orë që demonstroj forcën e raketave të reja mbi Siri duke tërhequr viktimat e rinj arab. Mendoni sa armatim do blejnë vetëm shtetet si Emiratët dhe Sauditet bashkë me arabët tjerë dhe sa miliarda dollar do shpërblehet tani për të qëndruar Amerika në Siri e gjetiu!
Kush përfiton prej këtyre lojrave terroriste dhe vrasëse, kuptohet vetëm LOBI i ARMEVE të kordinuar përmes Këshilit të Sigurimit. Ata projektojnë luftërat, konfliktet dhe kaosin duke i futur në kriza artificiale ekonomike dhe politike shtetet e zgjedhur si viktim.
Prej projekteve Lobiste të industrisë së fëlliqur që organizojn grupe terroriste si ISIS – PKK, të cilët nxiten që t’i krijojë probleme vendeve të rajonit dhe një vendi ambicioz si Turqia. Vetëm Turqia për armatosjen e ushtrisë ka humbur mbi 60 miliard dollarë që poqese parat ti investonte në zhvillim ekonomik do të bënte dhjetfishin e asaj të sodit. Mendoni sa billiarda dollar kanë harxhuar Lindja e Mesme dhe bota arabe deri më sot për terrorin e ushtruar nga perëndimi i zënë peng nga lobi i armëve në rajon!
Fatkeqësisht e pakt është dija se; Ky Lob i Industrisë së Fëlliqur dominon edhe mbi Pushtetin Amerikan dhe atë Evropian që s’lejojnë edhe kalimin e ligjit amerikan për çarmatosjen e banorëve të saj, por ato vetëm se ua shtojnë armatosjen e tyre duke i vrarë nxënësit të pafajshëm në çdo tre muaj!
Ky është ‘’Wild West System’’ ose ‘’Sistemi i Perëndimit të Egërr’’ që si parazit mbijeton mbi fatin e të tjerëve!
