Fillimi Opinion/AnalizaNë Durrës Igli Cara do të qeveris me qytetarin dhe për qytetarin

Në Durrës Igli Cara do të qeveris me qytetarin dhe për qytetarin

nga Shekulli Agency

Nga Arber Hima

Me 14 Maj 2023 do të mbahen zgjedhjet vendore në Shqipëri,ku në Durrës do të përballet demokrati Igli Cara  me kandidaten socialiste Emirjana  Sako ku kjo e fundit  është pothuajse një kandidate anonim apo me sakt hije e Vangjush  Dakos dhe e Edi Ramës sa për të firmosur e vulosur ato se cfarë i diktojnë e urdherojnë këta  të dy. Ky është opinioni edhe i vetë socialistëve.

Kandidati demokrat Igli Cara ka aleat qytetarin dhe votuesin durrsak që kërkojnë ndryshimin, ndërsa Sako ka për aleat dyshen Rama-Dako. Në këtë betejë Cara ka aleat pakënaqësinë publike, ka përballë korrupsionin  dhe papërgjegjshmërinë keqqeverisëse 23 vjecare të Partisë Socialiste zullumet e së cilës i dinë mirë të gjithë qytetarët e votuesit durrsakë.

Aleanca “Igli Cara me qytetarin” ka pëballë një kandidate kukull të Edi Ramës dhe të Vangjush Dakos dhe jo kandidate socialiste të mirëfilltë.

I vetmi “avantazh” që ka Sako është interesi i grupit Rama-Dako-Sako, dhe si mbeshtetje ajo ka jo qytetain, por ka  pushtetin qëndror dhe atë  vendor e administratën korruptive  të rilindasve të Edi Ramës që do të përdorin të gjitha resurset e potencialet shtetërore si dhe korrupsionin, manipulimet e blerjet e votave për ta mbajtur si pronë të tyre pushtetin vendor në Durrës.

Gjithcka tjetër e virtytshme, demokratike dhe morale janë me Igli Carën dhe me interesin e qytetarëve durrsak. Në Durrës Igli Cara do të  bashkëqeveris me qytetarin, sepse pas 23 vitesh Cara do ua kthejë Bashkinë qytetarëve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies