Nga Skënder Sadri KAPITI
Shteti turk dhe Presidenti Edogan shquhen për korrektësi, për mbajtje dhe respektim marrëdhëniesh e marrëveshjesh, për seriozitet e sinqeritet. Turqia, prej vitesh është shteti më humanitar në botë, dhe që mban peshën kryesore të krizës së refugjatëve duke strehuar me miliona sirianë dhe që përballet edhe me terrorizmin.
Në Turqi kanë gjetur strehë,përkrahje, liri dhe janë integruar në jetën ekonomike,politike dhe në atë më të lartë te shtetit turk shqiptarët që janë deri dhe me miliona,të cilët prej mbi 150 vite e gjatë tyre janë përndjekur e dëbuar nga trojet etnike të tyre nga kolonizatori genocidist serbo-rusosllav, dëbuar prej rreth 700 fshatrave të Toplicës dhe nga Kosova, Maqedonia e Greqia.
Ashtu edhe si më herët qe gjatë shekujve të Perandorisë Osmane ku shqiptarët jetonin lirshëm dhe gëzonin privilegje, poste e detyra nga më të lartat shtetërore në tërë Perandorinë.
Dhe nisur nga këto fakte marrëdhëniet shqiptaro-turke kanë edhe simbolikën e vecantë si marrëdhënie vëllazërore mes popujsh miq, dhe padyshim edhe se shumica e shqiptarëve janë muslimanë.
Këto marrëdhënie të mira shqiptaro-turke nuk u pëlqejnë islamofobëve dhe turkofobëve mercenarë të Shqipërisë e Kosovës pavarësisht se edhe e dinë mirë se Turqia, ky supershtet i fuqishem nuk ka nevojë për ndihmë as nga Shqipëria e as nga Kosova,por vetëm sa shqiptarët marrin ndihma dhe kanë mbështetjen e Turqisë në rrugën e shtendërtimit dhe të zhvillimit.
Përkatësia fetare dhe zgjedhja e besimit është liria dhe e drejta e parë universale e njeriut prej nga e kanë pastaj burimin liritë dhe të drejtat e tjera të njeriut. Se si dhe në cfarë besojnë shqiptarët muslimanë, ata nuk kanë pse pyesin as europianët, as islamofobët shqiptarë dhe askënd tjetër, dhe as nuk ka pse t’u marrin pëlqimin apo mospëlqimin e tyre, ashtu sikurse edhe popuj europianë, amerikanë dhe ata aziatikë qe kanë të drejtën e tyre për të zgjedhur besimin e tyre.
Turqia prej 100 vitesh është shtet modern dhe nuk është shtet dhe as perandori osmane. Prandaj vetëm dashakeqësit, injorantët dhe islamofobët e shohin dhe e keqinterpretojnë miqësinë shqiptaro-turke duke gërmuar e gjetur “justifikime”, duke edhe fabrikuar fallcohistorira dhe genjeshtra mesjetare, dhe duke intriguar me hipokrizi për kërcënimin neootoman.
Historia e Lavdishme e Perandorisë Osmane ka qenë një histori e nje perandorie shumëetnike, ku ishte normale se edhe ka pasur edhe konflikte, luftra e kryengritje, dhe vetëm në shekullin e fundit të ekzistencës së saj u zhvilluan luftra për pavarësi dhe për shtete kombëtare të cilat cuan në shpërbërjen e Perandorisë, ku edhe vetë turqit u shkëputën nga osmanizmi dhe formuan shtetin e tyre kombëtar dhe modern që është sot, Turqia.
Shteti turk sot, sidomos në vitet kur në pushtet erdhi si Kryeminister dhe sot President i Turqisë, Z. Erdogan, Turqia tashmë ka rilindur lavdishëm dhe fuqishem duke u shndërruar dhe transformuar në një supershtet në rang global, si shtet i fortë, i konsoliduar, modern dhe i zhvilluar në të gjitha fushat si atë ekonomike, politike, demokratike, shkencore, strategjike, ushtarake etj. Kjo është në të mirën edhe të shqiptarëve, pasi Turqia është dhe mbetet aleat i madh dhe besnik i shqiptarëve.
Kështu, dhe si gjithmonë Turqia e shteti turk karshi marrëdhënieve shqiptaro-turke kanë mbajtur qëndrim korrekt dhe jo konjukturash dhe pa paragjykime, pasi Turqia, shteti dhe autoritetet turke kanë respektuar gjithmonë shtetin shqiptar dhe shqiptarët pa marrë parasysh se cila parti politike apo kush ka qenë kryeministër e president në Shqipëri, qoftë Berisha, Nano, Meta, Moisiu, Majko, Nishani dhe tani Edi RAMA.
