Fillimi Opinion/AnalizaKuvendi  i “Rithemelimit” të Partisë Demokratike dhe kush e organizuan atë   

Kuvendi  i “Rithemelimit” të Partisë Demokratike dhe kush e organizuan atë   

nga Shekulli Agency

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ja cila është politika dhe cilët janë politikanët e grupi i rithemelimit të Partisë Demokratike  të Shqipërisë 

Ata janë së pari ish-ata të cilët kanë përfituar në mënyrë të pamerituar poste e detyra të larta politike , pushtetore dhe shtetërore në kohët kur Berisha ka qenë kryeministër.  

Janë ata të cilët kanë mbi supe papërgjegjshmërinë dhe korrupsionin prej të cilëve Partia Demokratike pësoi humbjen katastrofike në vitin 2013. 

Janë elita e vjetër dhe ata të cilët e kishin  të sigurtë se nuk do të mund të kandidonin më për Partinë Demokratike. 

Në këtë organizatë janë grumbulluar edhe ata të cilët formuan pseudopartiza para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, ata të cilët u bënë paterica të pushtetit politiko-korruptiv të Edi Ramës dhe bënë cfarë mundën për të humbur PD-ja me 25 Prill 2021. 

Janë mbështestës të këtij kuvëndi edhe Presidenti Meta dhe  LSI, pasi LSI u bë fakor politik vetëm nga ishkryeministri dhe pushteti i tij në kurriz të Partisë Demokratike. 

Janë mbështetës të këtij kuvëndi të gjithë ata që ishin, e që e penguan e që janë akoma  kundër  VETTING-ut në drejtësi dhe që janë edhe kundër Vetting-ut të politikës. 

Janë dhe tani pro këtij Kuvëndi që mblodhi këtë organizatë,  janë bashkur me të, të  gjithë gjyqtarët e prokurorët e përjashtuar nga VETTING-u, janë ata  dhe rrethi i  tyre. 

E kanë mbështetur  këtë lëvizje të gjitha mediat dhe intelektualët servilë e mercenarë të politikës së korrupsionit e të pushtetit. 

E kanë mbështetur këtë Kuvënd të gjithë ata politikanë e shtetarë të cilët janë shpallur “non grata” nga SHBA,  dhe nga ata të cilët priten që të shpallen “non grata” në të ardhmen.

Pra, ky kuvënd i kësaj organizate u organizua si një reaksion e kundërveprim dëshpërues kundër demokracisë, kundër SHBA-ve dhe në mbrojtje të privigjeve, korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë  së tyre.

Pro këtij Kuvëndi janë edhe socialistët e dënuar për korrupsin ,të shpallur “non grata” dhe nga ata që janë në pushtet pasi me Berishën kryetar të Partisë Demokratike ata qeverisin lehtë dhe pa kokëcarje sepse e dinë mirë se kurrë në pushtet nuk mund të vijnë ata që janë shpallur “non grata” nga SHBA.

Këta të këtij kuvëndi janë edhe shkaktarët e humbjes së PD në zgjedhjeve të pjesshme vendore të  të kërtij viti.

Këto janë edhe arsyet se përse SHBA mbështesin Partinë Demokratike zyrtare dhe jo non gratistët dhe as mbështetësit e tyre, sepse SHBA mbështesin progresin, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe integrimin e Shqipërisë. 

Ky ishte Kuvënd i thirrur nga një ish komunist, dhe  njëkohësisht po nga ai i cili është shpallur “non grata” nga SHBA. 

Tani lind pyetja per ata  demokratë që i shkojnë pas ketij kuvendi  se: 

A janë të djathtë, antikomunistë  e proamerikanë apo janë ishkomunistë e antiamerikanë?! 

Dhe a janë kundër korrupsionit apo janë pro tij dhe kundër Drejtësisë e VETTING-ut!?

A janë pro SHBA, apo janë kundër tyre dhe kundër integrimit të Shqipërisë. Kjo si forcë politike e dalë prej  ketij Kuvëndi mund të quhet si Partia Pseudodemokratike Antiamerikane e “Rithemeluar”. 

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies