Fillimi Opinion/AnalizaKëshilli Kombëtar i PD-së, Epokë e Re e një Elite të Re. Basha imperativi i kohës

Këshilli Kombëtar i PD-së, Epokë e Re e një Elite të Re. Basha imperativi i kohës

nga Shekulli Agency

Nga Skënder Sadri KAPITI

Këshilli Kombëtar i  PD-së në mbledhjen e tij me 20 Qershor 2023  shënoi një Epokë e Re të një  Elite të Re Politike e cila premton ndryshimin , ndarjen nga Tranzicioni, luftën kunder korrupsionit , funksionimin e shtetit dhe të drejtësisë dhe Vetting-un e Politikës. Kandidimi i Bashës për kryetar të PD vjen si rezultat i asaj se Basha është imperativ i kohës dhe domosdoshmëri, pasi dorëheqja e tij prej një vit e gjysmë kërkoi domosdoshmërinë e kthimit të tij.

Ata të cilët bënë cfarë ishte e mundur për pengimin e kandidimit të Bashës për kryetar, jo vetëm Foltorja dhe “Trekëndëshi i Bermudës” por edhe deputetët zgjatime të këtij qëllimi të cilët  janë po ata që i kërkuan Bashës dorëheqjen pas komplotit antiBasha të zgjedhjeve te pjesshme të 6 Marsit 2022.

Pra, kundër Bashës ,ata që nuk   donin kandidimin e tij duke hipokrizuar me alibira tinëzare më keq se sa Foltoja madje, janë ata   deputetë hipokritë,të paaftë dhe të paguximshëm që nuk bënë asgjë për një vit e gjysmë për PD-në, dhe që  nuk kanë as alternativë  dhe as guxim për të bërë gjë, këta donin ta mbanin peng në kohë PD-ë vetëm për interesa personale. Këta nuk ia arritën qëllimit dhe nuk mundën ta pengojnë kandidimin e Bashës , sepse me Bashën është elita e re politike, janë strukturat e PD-së, janë rinia e brezi i ri, dhe janë dhe e mbështesin Bashën  SHBA-të. Basha është alternativa e duhur për drejtmin e PD-së dhe kryeministri në ardhje i Shqipërisë, pasi edhe me 25 Prill Bashës iu vodh e grabit Fitorja.Basha është imperativi i kohës

Basha politikani  potent e serioz i cili  shikon nga e ardhmja, e që po përballet me të vjetrën , me establishmentin politik të vjetër që nuk dëshiron ndryshimin por që  pengon perspektiven dhe të ardhmen.

E reja , e verteta ,progresivja gjithmonë në fillimet e saj nuk e ka shumicën. A nuk ishte shumicë diktatura komuniste dhe ne fillimet e saj PD-ja ishte pakicë por që e mposhti shpejt  shumicën; a nuk ishte në filim UCK pakicë por që shumë shpejt u shndërrua në faktorin kryesor politiko-ushtarak  shqiptar, a nuk ishte në fillimet e saj pakicë “Vetëvendosja” dhe që pastaj u shndërrua në shumicë dhe iu besua pushteti. Thuhet se Berisha ka shumicën, por jo ishte shumicë por tani jo, mjaftoni te shihni se sa demostrues kishte ne protestat e fundit ,dhe shikoni se si është rritur dhe po rritet Partia Demokratike institucionale sa që edhe pa kryetar dhe e sulmuar gjithandej me të gjithë arsenalin  nga establishmenti politik i vjetër, nga “Trekëndëshi i Bermudës”, PD  arriti të ketë 108 mijë vota. A nuk ishin shumicë, thuhej mbi 500 mijë vetë organizata “Vullnetarët e Enverit” dhe shumë shpejt mbetën pakicë e papërfillshme dhe u shpërndanë.Dhe Foltorja mund ta pësojë si ishshoqata “Vullnetarët e Enverit”.

Situata në PD  e cila dukej e  paqartë , por  më në fund situatën për  gjithë antarësinë e PD-së, për opinionin dhe  për mediat e qartësoi dhe e sqaroi Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i mbledhur  me  20 Qershor 2023, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore.

Ky këshill i mbledhur me dt 20 Qershor 2023 ka rëndësinë të  madhe për PD-në, sepse jo vetëm e vjetra politike e “TrekëndëShit të Bermudës” por mjerisht edhe disa deputetë të PD-së kishin objektiv pengimin dhe për të mos lejuar kandidimin për kryetar të PD-së, z. Basha, kishin qëllim ta zgjasnin sa më shumë në kohë zgjedhjen e kryetarit me qëllim që PD-në ta gllabëronte Berisha me besnikët e tij të Foltores dhe të zgjatimeve të Foltores brënda PD-së.

IshKryetari Basha dhe dorëheqjen me qëllim për t’i hapur rrugën bashkimit të PD-së, por që në fakt rezultoi se mungesa e tij e përkohshme nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe agresiviteti antiPD, antiBasha e antiSHBA i Foltores vetëm sa e përcanë dhe dobësuan akoma më shumë PD-në.

Humbja e thellë e Foltore-LSI-së dhe dështimi i  gjithë  atyre intrigave dhe lloj-lloj sajesash e alibive kundër Bashës dhe Elitës së re Politike të PD-së, mbledhja e këtij Këshilli dhe miratimi i rezolutës prej tij shënon dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme për forcimin dhe konsolidimin e PD-së.

Lirshmëria,debati, transparenca  dhe toleranca demokratike e kësaj periudhe tranzicioni 18 mujore si dhe   Basha ,  Kolegji i Kryetarëve , struktura e PD-së dhe angazhimi i të rinjve në mbështetje të PD dhe Bashës, si dhe rezultati që arriti me 14 Maj 2014 ku PD mori mbi 100 mijë vota,në kushtet kur PD sulmohej gjithandej nga Foltorja, nga LSI dhe nga Rilindja si dhe   nga intrigat hipokrite e djallëzore të mediave, por edhe nga  “indiferenca” e papërgjegjshmëria e shumë deputetëve të PD, kryesisht e atyre që edhe nuk morën pjesë në këtë mbledhjen e këtij Këshilli, keto i japin rëndësinë  e vecantë mbledhjes dhe vendimeve të Këshillit Kombëtar mbajtur me 20 Qershor 2023.

Ky Këshill Kombëtar i PD-së me 20 Qershor 2023 vertetoi  të vertetën e madhe se PD reale,e vërtetë dhe institucionale mirëfunksionon me statut dhe me struktura organizative, dhe se  PD  rezistoi dhe arriti që të mbijetojë.

Dhe vulën kësaj mbijetese dhe fillimit të një ringritje e organizimi të fuqishëm të PD-së ia dha ky Kuvënd i këtij Këshilli Kombëtar i PD-së, suksesi i parë i të cilit është rezoluta e miratuar prej tij, që shënon fillimin e ripërtëritjes së madhe të PD-së,gjë për të cilën gjithmonë dhe më heret e ka pasur objektiv e synim Lulzim Basha, dhe që koha vertetoi dhe i dha të drejtë atij për ato se cfarë pengesash e kurthesh paskësh pas sajuar politika e vjetër  kundër tij dhe kundër Elitës së Re politike të PD-së.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies