Fillimi Opinion/AnalizaJa pse duhet mbështetur politikisht, moralisht dhe intelektualisht Basha dhe PD institucionale

Ja pse duhet mbështetur politikisht, moralisht dhe intelektualisht Basha dhe PD institucionale

nga Shekulli Agency

Nga Hasan M. Shahinaj

E ndjek me interesim politikën. Por pasi rilexova Librin  “Triumfi i Kombit” të autorit nacionalist dhe demokrat Skënder Sadri Kapiti, këtë Manifesti të Bashkimit Kombëtar, si dhe të Librit tjetër të tij “Pesë  Letra drejtuar Kombit”, ajo që më terhoqi vëmëndjen ishte kapitulli me titull:” “VIZIONI PËR NJË POLITIKË TË RE””, dhe kryesorja që më shtyu për të reflektuar sërish në shtyp, është ky deduksion primar për sot e për nesër.

 Z. Kapiti në këtë kapitull të bind thellë se Shqipërisë i duhet një politikë e re e cila të bëjë ndryshimin e duhur. Ai ka parashikuar dhe ka paraqitur pikërisht në kohë dhe në hapësirë atë që është sot e duhur dhe si domosdoshmëri jetike gjithë ditën për Kombin Shqiptar.

Dhe pikërisht për sot dhe nesër: vizionari, reformatori, lideri më i guximshëm politik për Shqipëinë e sotme , për ta ndryshuar e nxjerrë atë nga bataku i krimit, drogës, korrupsionit,padrejtësive dhe zullumeve të politikës së vjetër, ky është z. Lulzim Basha.

Me lejen e autorit Skënder Kapiti ,kolegut, mikut tim dhe intelektualit nacionalist e demokrat të mirëjohur kombëtarisht, unë  Hasan Shahinaj po shpalos dhe po deklaroj opinionin tim në mbështetje politikisht, moralisht dhe intelektualisht të Lulzim Bashës duke ia bashkangjitur opinionit tim “VIZIONIN PËR NJË POLITIKË TË RE” të Skënder Sadri Kapitit  nxjerrë  nga Traktati e Manifesti Kombëtar i tij, nga  Libri i tij  “TRIUMFI I KOMBIT”, botuar para 13 vitesh. Pasi e rilexova këtë libër më bëri përshtypje ky kapitull që bën fjalë për politikën, dhe pikërisht duke vëzhguar realitetin konstatova mëndjemprehtësinë, saktësinë ,intuitën dhe prognozën e parashikimin e saktë të z. KAPITI për vizionin e ri politik, për politikën dhe për elitëne re politike, gjë që është mëse aktuale sot, me atë se cfarë po kërkojnë e po bëjnë Lulzim Basha me elitarët e rinj politikanë të Partisë Demokratike. Po paraqes këtë kapitull   të autorit Kapiti në mënyrë që lexuesit ta lexojnë dhe të më japin të drejtë se përse unë e mbështes Lulzim Bashën:

“VIZIONI PËR NJË POLITIKË TË RE”( Nxjerrë nga “Trumfi i Kombit”, Faqe 155-164, botuar në  SHKURT 2012)

“Politika dhe qeverisja sot ka instaluar në pushtet një klikë regjimi sunduese, e ndërthurur me interesa të ulta, të errëta, ryshfetesh e korrupsioni që nuk njeh asnjë përgjegjësi e turp publik e kombëtar, asnjë ndjesi shpirtërore, humane e shoqërore, dhe në shërbim të së cilës janë vënë intelektualë servilë e mercenarë si dhe pjesa dërrmuese e mediave të shitura te pushteti.

Realisht jemi vendi i dështuar politikisht, demokratisht e juridikisht edhe për faktin se po krijohet për ditë e më shumë një kulturë mosbesimi ndaj ligjit, politikanëve, partive, qeverisë e shtetit, madje dhe ndaj vlerave të demokracisë e deri

në rënien e ndjenjës së mirëkuptimit, mirëbesimit dhe respektit ndërqytetar.

Shkaku për këtë situatë është politika dhe qeverisja, të cilat për të maskuar e fshehur anën më negative të dyfytyrësisë së saj bën retorikë me ngjarje e personazhe historike, me  dukje e festime mashtruese patriotike, shprehje dhimbshurie e ndjesie fallco  për vuatjet dhe viktimat e komunizmit, harxhon kohë e para për mitingje populiste, për ekzaltime e reklama mediatike, për kotësira, udhëtime, vizita, inagurime e stërinagurime të zhurshme e  bajate    me  gënjestra  të  lexueshme  vetlavdёruese dhe imazhmashtruese me qëllim  që të manipulojë e çorientojë opinionin e për ta kundërvënë atë   kundër çdo alternative progresive, patriotike, reformatike e demokratike që synojnë për të kthyer besimin e shpresën tek kombi, ligji, drejtësia e prosperiteti- shkruan KAPITI, i cili vijon: 

“Është koha për një politikë të re për të mohuar korrupsionin, krimin e tradhëtinë, ku të gjithë aktorët e saj të asimilojnë  një  kulturë  politike  homogjene  kombëtare të qëndrimeve, besimeve e vlerave kombëtare e demokratike, të konsensusit e paqtimit, pluralitetin konkurues drejt të njëjtit orientim; atë të arritjes së mirëqënies së përgjithshme, shtetin ligjor dhe studim, reformim, transparencë e pёrformim politikash në favor të interesit kombëtar e jo vetëm të atij personal e partiak.

Politika e re si vizion i një modeli të një qeverisjeje të hapur në një shoqëri po të hapur, integrim shoqëror dhe harmonizim interesash gjithëshoqërore, me të qeverisur  të  integruar  në  qeverisje  dhe  qeverisje të integruar tek të qeverisurit.  

Pasuria kombëtare t’i shërbejë tërë kombit ku të gjithë të taksohen në mënyrë të drejtë dhe përpjestimore mbi të ardhurat e fitimin ku të mos përjashtohet e të mos favorizohet askush, po të

gjithë të barabartë para ligjit e drejtësisë.

Për një politikë të re si art për zgjidhje, e si art ka të bëjë së pari me lirinë e zgjedhjes individuale që duhet të bëjë njeriu për punën e politikën në mënyrë aktive e racionale, dhe si art zgjidhjeje politika duhet të ketë rrugët, mjetet dhe mënyrën e realizimit dhe përdorimit me efikasitet e transparencë të parasë publike,  studimin e politikave, luftën kundër korrupsionit dhe shërbimin ndaj kombit që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë e civilizisht të përparuar, të integruar në shtetin qytetaresk e ligjor.

Fitorja e vizionit të ri politik që e paraqita shkurtimisht vjen si triumf mbi politikën shqiptare të deritashme në përgjithësi.

Degradimi i politikës së pushtetit ka ardhë si rezultat i diskreditimit publik e politik dhe dështimit praktik të gjithanshëm turpesh e skandalesh, filluar që me nënvlerësimin, manipulimin e mashtrimin e opinionit e vullnetin e tij; të mbisundimit të mentalitetit dhe verbërisë së sundimit të pushtetit personal e servilizmit ndaj tij, pushtet i cili nuk njeh të vërtetën; po dështimet, kotësirat e korrupsionin i ka bërë realitet; pushtet i mbërthyer nga pangopësia për të rrëmbyer gjithçka, nga padhimbshuria e pandjeshmëria sociale e papërgjegjshmëria kombëtare; pushtet që synon vetem pasuri, famë e lavdi personale, dhe si i tillë është kthyer në traumë e fatkeqësi për popullin e tij.  

Politika e vjetër që sundon dhe orienton PD-në, e jo vetëm atë po edhe opozitën politike PS, është një atavizёm anakronik politik, një përvojë e trashëgimi shembullore e së kaluarës që sa fatkeqësisht, por më

tepër çuditërisht ka mbi 20 vite që dominon dhe që ka shpallur, zbatuar e mbron kulturën dhe pashmagshmërinë e vjedhjes, rrënimit, antiligjit, korrupsionit e dështimit.

Vizioni i politikës së re është çmontini i politikës dhe të këtij sistemi politik që e trajton shtetin, shoqërinë dhe individin si mjete për të realizuar vetëm pushtetin. Duhet një politikë që interesi i saj të përputhet me interesin publik dhe në shërbim të tij; që të konkurojë për qeverisjen natyrisht që po, por ama për qëverisje publike përderisa financohet e paguhet nga paraja publike se në të kundërt vetëm sa bën tradhtinë ndaj tij. Më i madhi dhe parësori të jetë interesi publik kombëtar që është ngushtimi i  hendekut  mes  të  varfërve  e  të  pasurve, është në interes të publikut punësimi dhe respektimi i punës, mirëarsimimi, shëndeti i mirë i qytetarëve, të kenë kushte të mira banimi e jetese, të cilët të jenë të mirëinformuar e të jenë sa më aktivë në jetën publike e politike sepse kështu ata afirmohen e përmirёsohen dhe bëhen të dobishëm për shtetin, kombin dhe veten e tyre.

Atёherё  çfarё  na  duhet  dhe  na  shërben  kjo politikë  që  funksionon  keq  e  na  sjell  vetëm  dëm  e vetëm  patriotizëm  e  demokraci  nuk  prodhon.  Duhet një antipolitikë për ta ndëshkuar atë, për të sjellë një ndryshim racional, komunikativ e të përgjegjshëm.

Pra vizioni im për një politikë të re është “ANTIPOLITIKA” PRA NDËSHKIMI I ELITËS SË VJETËR POLITIKE SHQIPTARE dmth kundërvënije ndaj politikës dështake të sotme deri në braktisje të saj jo vetëm nga publiku po dhe nga anёtarësia e militantët e zhgënjyer që janë të shumtë, duke u orientuar  për një një politikё të re; kryesisht një të djathtë të re, ose një Parti Demokratike e cila duhet të pastrohet nga elementët e infektuar dhe të trashëgimisë së vjetër komuniste, duhet një PD e rinovuar me elementët e vertetë të djathtë të Lëvizjes së vitit 1990 të cilët i privoi dhe i perjashtoi lidershipi i PD gjatë këtij tranzicioni; duhet që PD të pastrohet prej individëve të cilët në parlament dhe në pushtet u ndotën rëndë nga korrupsioni dhe tradhëtia që i bënë idealeve dhe vlerave  që e lindën PD e vitit 1990 dhe që u bë e neveritshme për anëtarët e vet, deri  sa  që rezultoi  si jo e djadhtë, po as nuk dihet se çfarë tjetër përveçse një parti regjimi e autoritare ku kryetari i saj ka pronësinë mbi partinë, parlamentin e qeverinë duke synuar të gjitha madje të pronësojë dhe vullnetin e opinionin publik e mediatik; një parti që sakrifikon edhe veten për lidershipin dhe për klanin e pushtetit rreth tij”.

(Pra shikoni se cfarë ka paralajmëuar ,këshilluar dhe parashikuar autori, DEMOKRATI NACIONALIST  Skënder Kapiti për Partinë Demokratike që në vitin 2012 kur ajo ishte në pushtet).

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies