
Nga Skënder KAPITI
Sot energjitë dhe potencialet kryesore të Partisë Demokratike, të demokratëve dhe të votuesve tiranas duhet të përqëndrohen te mbështetja për Roland Bejkon per fitoren e Bashkisë së Tiranës, sepse në Tiranë fillon ndryshimi që pritet për forcimin dhe ardhjen ne pushtet te PD-së, kjo për fatin shumë të mirë sepse PD diti dhe vleresoi si duhet personalitetin dhe meritën , ndershmërinë, profesionalizmin dhe guximin intelektual të mishëruar te z. BEJKO.Bejko është personaliteti politik, intelektual e publik më i besuari , më meritori dhe mi pastër për të qenë qytetari nr 1 i Tiranës por që fatkeqësisht një pjesë e demokratëve janë kundër tij sepse kanë nxjerrë një kandidat i cili kandidon me Partinë socialiste integraliste majtiste të Ilir Metes.
Të gjithë ata demokratë nga Shqipëria, Kosova e diaspora që kanë të afërm,miq e shokë në Tiranë duhet t’u thonë atyre që të shkojnë në votime dhe ta votojnë ROLAND BEJKON, PËRFAQËSUESIN DINJITOZ TË PD, i cili ka edhe mbeshtetjen e elitës qytetare .
Bejko sot ka marrë flamurin për ndëshkimin e korrupsionit të ortakut të Edi Ramës , Erion Velia ”. Do kishte qenë mirë që Partia Demokratike të kishte gjetur kandidatë për kryebashkiak dhe për antarë këshillash bashkiake edhe në bashkitë e tjera të vëndit si modeli Bejko, apo të përafërt me të.