Fillimi Opinion/AnalizaJa pse do votoj për Igli Carën

Ja pse do votoj për Igli Carën

nga Shekulli Agency

Nga Arbër Hima

Unë do votoj për Igli Carën sepse do votoj për veten time,për familjen time dhe për qytetin tim.

Do votoj Igli Carën që mos ta braktis qytetin tim dhe as prindërit e mi , e që të më kthehet besimi se do të jetoj në atdheun tim, në qytetin tim të cliruar   prej pushtetit korruptiv, anticivil, antisocial  e antipublik të rilindjes socialiste.

Do votoj Igli Carën sepse me Igli Carën Durrësi shpëton nga rrënimtari Edi Rama e  Vangjush Dako. Do votoj Igli Carën sepse Bashkia do u kthehet qytetarëve dhe do të shpëtojë nga korrupsioni,  papërgjegjshmëria  dhe nga hajnat e halabakëria.

Vota ime për  Igli Carën sepse e dua qytetarinë, kulturën, traditën , demokracinë,mirëqënien,  ligjin  dhe drejtësinë.

Votoni Igli Carën duke  ndëshkuar  zullumqarët e rrënimtarët  të cilët mjerisht kanë afro një cerek shekulli që keqqeverisin Durrësin, aq keq sa që dëmi që i është shkaktuar qytetit nuk do ia kishin bërë as armiqtë e shqiptarëve.

Do e votoj dhe Ju ftoj që ta votojmë Carën për të shpëtuar atë që i ka mbetur qytetit akoma nga historia, tradita, trashëgimia e turizmi. Do votoj dhe ftoj që të votojmë për ndryshimin e përmirësimin, per dinjitetin, për shpresën dhe të ardhmen. 

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies