Shkruan: Savash VELIU
Në vazhdën e luftës Azero-Armene, Irani çfaqet më pranë Armenisë, e cila ngre pyetje komplekse në lidhje me arsyet e mbështetjes së Iranit për Armeninë kristianë kundër Azerbajxhanit Shiit, pavarësisht nga politika e Teheranit që ai është udhëheqësi i botës Shiite, ndërsa Turqia Sunite mbështet Azerbajxhanin.
Azerbajxhani konsiderohet si një vend i mesëm midis Iranit, Turqisë dhe Rusisë, gjeografikisht, politikisht, etnikisht dhe historikisht, dhe gjuha Azerbajxhanase është gjuha më e afërt nga grupi turk me gjuhën turke të Turqisë.
Nga kjo kuptojmë se ndarja sunnito-shiite nuk ka shumë rëndësi në politikë vetëm thjeshtë përdoret si instrument i sionëve globalist. Irani historikisht ka funksionuar si tampon ndërmjet Turqisë dhe republikave të tjera turkmene dhe ka qenë pengesë kryesore në pengimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre në saje të Marrëveshjes së Lozanës nga e cila Turqia u ndërprit nga çdo rrugë që e lidh me botën turke dhe atë arabe siç ndodh sot edhe në kufirin jugor turk përreth Sirisë dhe Irakut e ndihmuar nga terroristët amerikan të ashtuquajtur ‘’Kurd’’ të PKK-YPG-së!
Janë informatat që tregojnë në terren se Emiratet po dërgojnë ndihma ushtarake në Iran që ky i fundit të ndihmojë Armeninë kristiane. Ja kjo është tabloja e qartë të armiqësisë (së Përbetuar) para perdes por në fakt ata gjatë gjithë kohës bashkëpunojnë me njëri-tjetrin pas perdes në luftën kundër muslimanëve siç është shembulli i Iranit dhe Emiro-Saudëve të kapur peng nga globalistët të cilët nuk kanë përfaqsuar kurrë islamin por përkundrazi e kanë luftuar islamin si masha e dirigjuar nga globalistët sion për arritjen e djegjes dhe shkrrumosjes së botës islame deri në themel përmes bashkëpunimit briljant të këtyre ‘’shteteve islame’’, në dukje armiq por në realitet janë shkatërruesit e muslimanëve..!
Por, në anën tjetër mos harojmë derisa Embargoja dhe sanksionet ndjekin njëri-tjetrin administrata iraniane përpiqet të përmbushë ambiciet e saj në Siri, Jemen dhe Irak ku totalisht kanë dështuar në njërën Irani dhe në anën tjetër Saudët. Më në fund, përkundër 40 milion turqve azerbajxhanas në vend, ndihma e Iranit për Armeninë dhe varfëria në rritje në shoqëri si dhe zhdukja e drejtësisë shoqërore kanë bezdisur njerëzit Iranian tejmase.
Ndoshta kjo mbështetja e fundit iraniane është pika që do mbush kupën e stërmbushur të Iranit drejtë fundosjesë së vet si shtet persianë që edhe media shtetërore paralajmëron administratën se trazirat po afrohen hap pas hapi.
Ishte Irani, i cili ndihmoi regjimin vrasës Asad në Siri për të vrarë njerëzit e tij, gjithashtu luan një rol aktiv në luftën civile në Jemen. Ajo po përpiqet të kontrollojë vendet me Hezbollahun në Liban, me Hashdi al-Shaabi dhe organizata të ngjashme në Irak.
Më në fund, Irani, i cili mbështet palën armene, po humbis gjak për shkak të politikave të tij sektare dhe vetshkatërruese në vend të paqes dhe drejtësisë në konfliktet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë okupatore.
Marrëdhëniet e saj me grupet terroriste dhe bërja e luftës, mbështetja e dhënë për të pushtuar Azerbejxhaninë pavarësisht 40 milion turqve të Azerbajxhanit të Jugut në Iran të okupuar në rrethana të ndryshme kanë sjellë vendin në prag të humnerës ekonomike dhe politike.
Ndërsa vendi ndeshet me urinë dhe mjerimin, me shpenzimet e luftës, embargo dhe sanksione të tjera, madje edhe ata që kritikojnë regjimin vuajnë zemërimin e udhëheqësve të preokupuar nga ekstaza e deliriumit destruktiv të luftërave pushtuese që edhe Media shtetërore iraniane ka paralajmëruar zyrtarët se ‘mollahët iranianë’ janë bllokuar në një ngërç ndërkombëtar dhe se njerëzit në varfëri së shpejti mund të ngrihen në rebelim siç ndodh sot momentalisht edhe në Egjipt.
Ajo që kuptojmë nga arsyet e protestave në vitet e fundit është se këto protesta tregojnë se njerëzit vuajnë nga varfëria dhe sa janë rritur problemet e jetesës në Iran
nga presioni ekonomik i pësuar nga klasat e ulëta shoqërore është bërë i padurueshëm dhe kjo mund të ketë pasoja shoqërore dhe të sigurisë për shtetin e ‘mollave’ të harbuar pas dëshirave utopike dhe nëse nuk e ndërojnë kursin politik të shtetit drejtë mbështetjes së botës muslimane ai rrezikohet fatalisht të përfundoj nën gërmadhat e historisë.
Tani ngelet për tu parë se çdo të ndodhë pasi lufta azero-armene të përfundojë. Po shihet qartë se pozitat e Iranit dhe Rusisë po dobësohen ndjeshëm në Kaukaz e më gjërë derisa e Turqisë dhe Azerbejxhanit të trimëruar nga superioriteti i armëve turke sot e vulosin epokën e zgjimit të përgithshëm të popujve turk të kaukazit dhe ate islame drejtë ringritjes së Sanxhakut të Turqisë si Superfuqi e pranuar Botëror.
