Fillimi Opinion/AnalizaHİPOKRİZİA SI SËMUNDJE MODERNE

HİPOKRİZİA SI SËMUNDJE MODERNE

nga Shekulli Agency

Savash Veliu

Siç është Shqipëria ashtu është edhe Kosova dy Pushtete Pakicash..!

At Fishta një kohë tha: “Si ashtë Shqypnia? Njashtu si e do armiku”!!!

Bota sot me dy këmbët është zhytur në hipokrizi totale si në aspektin shoqëror, politik dhe atë fetar. Hipokrizia është bërë pjesë e jetës normale e përbër në dy shtyllat e jetesës, e para është gënjeshtra e dyta dyftyrsia, indikator se jemi në batakun e antizotit.

Zoti thotë: “Ska kush e ngrit atë që e kam përulur dhe ska kush e ulë atë që e kam ngritur”…!

Nuk dua të polemizoj apo të debatoj ose të justifikoj rrjedhat historike shoqërore me retorikën politike por dua të flasë si gjithëherë analitikisht pa dorza për çështjet fatale duke theksuar se e gjithë Bota druan të dënoj për masakrat ndaj Palestinës israelin sot poashtu Bota Shqiptare druan të dënoj serbinë për krimet e luftës të kryera mbi shqiptarët gjatë një shekulli, që është shenjë e hipokrizisë serviliste.

Me kohë në Shqipëri sllavi serb ka instaluar idealin e Vëllezërisë shqiptaro-serbe të cilën ua trasoi Evropa e cila i ndau shqiptarët nga perandoria osmane përmes lëvizjes iluministe properëndimore e cila nuk e pranoi kurrë si pjesë të gjritë të saj por i shporu drejtë botës Lindore Ruso-Serbe që me Popoviçin dhe Mugoshën të kujdeset Enver Hoxha mbi Shqipërinë dhe në Kosovë e instaloj Vëllezërinë Boro e Ramizi të kujdeset Fadil Hoxha për të qenë aty ku jemi sot!!!

Ishin dy figurantët që nënshtruan shqiptarët para këmbëve të serbosllavëve me direktivat e jashtme Ruso-Evropiane të cilët historikisht përkrahin njëra-tjetrën.  

Pra, Evropa është Proruse që nënkupton edhe proserbe ndërsa është antishqiptare. Amerikanët janë që vetëm për interesat gjeopolitike të saja jeton pa ofruar mjete financiare ato që i sundon. Kjo tregon pse shqiptarët janë më i prapambeturi i Ballkanit sot..! Çka i solli në këtë derexhe..? Përgjigja është e thjeshtë: Dëshirat e shfrenuara të Botës Perëndimore dhe Rusisë për të dobësuar si Komb shqiptarët..!  

Kjo është e vërteta e hidhur shqiptare për njëqindvitetë e fundit që synonte perëndimin por fatalisht përfunduan në bllokun sllavorus si proletarijati i bollshevizmës!

Diagnoza e shqiptarëve është e qartë ata vuajnë nga ‘sindromi i stokholmit’ i cili nuk gjykoj drejtë mbi çështjet kombëtare por verbërisht i servilosej nga miopia kasapit evropë…!  

Jemi dy shtete Shqiptare të cilat ende nuk e kanë dënuar Regjimin Komunistë sepse pjellat komuniste vazhdojn të sundojnë politikën shqiptare që zor se me këtë mentalitet do të çlirohet nga zgjedha komuniste sepse është vështirë të çlirosh budallenjtë (Popullin) nga zinxhiret e robërimit që ai i adhuronë!

Është Kryeministri vllaho-ortodoks i konvertuar në katolik Edi Rama pioni i Sorosit. Kurse Kryetarja e Parlamentit është katolike. Dhe këta drejtues të mazhorancës parlamentare kokë më vete morrën vendimin t’i bashkangjiten Mini Shengenit Ballkanik një kreatur të MiniJugo-sllavëve Ruso-Serb.  

Para ‘’Open Ballkanit’’ serb me prapavij Ruse është lënë Shqipëria paalternativë, por edhe Kosova është e lënë në saje të Evropës që e lajkaton me vite, para dyerve të Serbisë.

‘’Andaj Populli duhet të jetë i kujdesshëm, të mos zgjedh për udhëheqës persona që sillen para të tjerëve në mënyrë inferiore, inferioriteti i liderëve i jep imazh inferior edhe vendit, shtetit e shoqërisë. Shtetet e liderët e fortë nuk i duan afër vetes lider e shtete që sillen në mënyrë inferiore’’, thotë Ukshin Hoti.

Kapakun e hipokrizisë që e vendosi Rama me fjalët që i tha se i vie keq për Serbinë, pasi Shqipëria duhet ta mbështes Kosovën.. i vjen keq, çfarë marrëzi!?

Pa e kuptuar sa e turpshme dhe e frikshme është mos njohja e genocidit të Sebrenicës në Parlamentin Shqiptar. Kjo mazhorancë tregoi sot se është edhe kundër interesave të shqiptarëve. Ndërkohë, që e ka njohur gjithë bota përveç Rusisë e ne rreshtohemi me të ligun dhe fshijmë historinë tonë si komb. Kurse proserbi Sali Berisha në Kuvend bën inçizime teatrale i cili me prosllavizmin e tij politik është keqbërësi më i madh i shqiptarisë.

Tani ti kthehemi tavolinës kirurgjike të Kosovës të shpalosim pozicionin Amerikan me stafin proamerikan të Hashim Thaçit i instaluar të kërkoj ricopëtimin territorrial ose të shkëmbej territoret e Kosovës mes serbisë të cilën e kundërshtonte opozita me Albin Kurtin kukulla e Evropës. Evropa është ajo që përkrah pozicionin e Asociacioneve me Zajednicat serbe. Pra, shikoni si pritej Hashim Thaçi në Amerikë e si pritet Kurti në Evropën gjermane. Prandaj Thaçi përmes Gjykatës Speciale rrëzoj qeverinë Kurti me plan të mbështes planin amerikan të Grenelit por Gjermania e solli sërish Kurtin në pushtet. Por ardhja e Gjermanisë Merkeliane brutalisht i burgosi grupin amerikan të Hashim Thaçit pa afat në Hagë, kurse Kurtin e hodhi para këmbëve të Vuçiç pa asnjë rrugëzgjidhje. Pra, Amerika dhe Evropa luajnë njëri Policin e mirë tjetri Policin e keq me shqiptarët! Pse Skender Hyseni thotë: Kurti nuk është antiamerikan, por mashtrues…!

Pra, nuk mund të gënjesh një popull dy herë me të njëjtën mënyrë, sepse Tutori Euro-Amerikan kujdeset të bëhenë rokadat në fushën e shahut me figurat e tyre bardh e zi… Për të “Manipuluar” sërish popullin Politika imperialiste është e dizajnuar të sjell politikanin tjetër me program të ndryshëm por me qëllim të njëjtë dhe avazi i vjetër vazhdon!!!   

Evropa e Angela Merkel ka qenë një pro-serbe e tërbuar në gjithë mandatin e saj. Pra, ish-kancelarja gjermane nuk u interesua kurrë për Kosovën dhe Shqiptarët… por do të shohim në faqen e re Gjermane a do ketë vend për shqiptarët e sidomos për Kosovën në negociatat e fundit me Sholtz… shpresojmë!

ju kam treguar se Vuçiç është agjenti amerikan me identitet sorosoid siç është Rama dhe Albin Kurti njerëz të Sorosit. Soros është pala i cili punonë në planin e ricopëtimit të tokave shqiptare si opsion për njohje të Kosovës por në çfarë mënyrë do të kryhet kjo, nuk dihet… pasi që Kosova ka aplikuar për në KE, duhet të shihet se çfarë haraçi do paguaj!

Jo kot Vuçiq tha: Marrëveshja e Washingtonit u prish… Dmth. vjen Marrëveshja e Berlinit..!

Dhe pikërisht kjo ndodhë me dy shtetet Shqiptare të kontrolluara nga pakicat kriptoshqiptare prej nga në Shqipëri doli Partia Komuste e Shqipërisë me seli në Beograd tani me dy celulat e reja njëra me Sali Berishën si “Partia Demokratike” dhe e dyta me Fatos Nano “Partia Socialiste”, dy bijt e Ramiz Aliut!!!

Situata ma sjell ndermend fjalët e mendimtarit turk Xhemil Meriç që thotë: “Biri im në këtë vend nuk ka majtist, djathtist, të përparuar dhe të prapambetur. Ka vetëm të moralshëm dhe të pamoralshëm. Ju bëhuni nga të moralshmit. Do të shihni se, sa shumë do të bëheni si turmë”!

Pra o Popull…”Mos hesht ndaj të folurit të së vërtetës, sepse kur ti të vendosësh frenat në gojë, ata do të vendosin samarin në shpinë”, thotë Malik bin Nebi..!

Ja kështu, në gjitha meridianet politike shqiptare sot të majtët apo të djathtët janë në Luftë për PUSHTET robëruese e jo për të Zgjidhur problemet shoqëro-politike të popullit fatkeq shqiptar. Qoftë e majta apo e djathta të dyjat janë të njëjtës ideologji që ka për detyrë të luftoj Njeriun dhe Zotin, pra një ideologji e fabikuar nga perëndimi.

Gjithnjë Evropa ka kërcënuar viktimën kurse ka përmbajtuar kriminelin fshehurazi dhe sot haptazi. Kështu vepron sot me Shqiptarët ndryshe vepron me Serbinë një pozicion që të luaj në dy karrige Ruso-Evropiane kurse shqiptarët i kanë lënë jetimë të politikës.

Kështu Euro-Amerika vepron edhe me Turqinë viktimën e Sorosit me Osman Kavallanë i cili trazonte nga brenda qetësinë dhe paqen e shtetit turk kurse Evropa çdo ditë kërcënon Turqinë me sanksione evropiane pas së cilës qëndron Amerika… dy trazuesit e botës!

Si do përfundoj epilogu Kosovë-Serbi do të shohim nga zhvillimet brendakëtyre katrahurave gjeopolitike evropiane.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies