Nga: Savash VELIU
Greqia ka rëndësi gjeostrategjike dhe kjo i tejkalon vlerat europiane dhe demokratike. Një kohë, Greqisë i kërcënoheshte përjashtimi nga BE ndërsa BE-së i kërcënoheshte mbyllja e porteve detare dhe bazave ajrore që shohin drejt Turqisë dhe Lindjes së afërt. Gjermania ra dakord që Greqisë ti fshihen borxhet që tejkalojshin qindra miliarda dollarë dhe u bë çmos që të mundet të reporgramohen borxhet. Kjo histori interesi zgjati me shekuj dhe Greqia do mundohet të jetë ashtu edhe një kohë të gjatë, por kjo sdo zgjatet shumë sepse është e pamundshme sepse Turqia nuk është më ajo që dirigjohet por ajo që dikton politik në arenën ndërkombëtare.
Ja kjo është gjeostrategjia në kuptimin e plotë të fjalës dhe nuk është tabu-temë për sot. Deri më sot Greqia është apo ishte “evropiane” vetem për të thithur fonde dhe për të shfrytëzuar favore tjera nga BE, përndryshe është një nga vendet më të “paevropeizuara” në Evropë, sepse nuk reflekton asnjë vlerë perëndimore dhe evropiane në dimensionin kulturo-politik!
Ajo gjithnjë ka keqpërdorur ortodoksinë për qëllime politike të cilën dita ditës e humb shkaku largesës nga aksi Rusë në aksin Amerikan dhe këtë e paguan shtrenjtë siç e pagoi Armenia proamerikane karshi Azerbejxhanit që Rusia e sabotoi duke ndejtuar duarkryq.
Greqia nuk pranon ekzistmin e asnjë minoriteti, grupi apo komuniteti etnik në territorin e saj, edhe pse mekanizmat ndërkombetare juridike si dhe Konventat evropiane e obligojnë në të ajo si edhe ndërkombëtarët e kanë vetëm retorik politike dhe me bekimin e tyre shantazhojnë fqinjët deri në palcë për të nxjerrë perfitime politike, territoriale dhe tjera benifite, duke shfrytezuar “anëtarësinë” e saj në BE. Popullsia greke ushqehet me “stereotipe negative” si për Shqiptarët, për Turqit, ashtu edhe për të tjerët, përmes mitit mbi Edipin, ata quajnë veten bijtë e Zeusit akt që deshmojnë se janë pa “fisnikëri” dhe aspak nuk kanë të bëjne me “Helenët” antik, trashegimtar të të cilëve hiqen, por ata janë konglomerat popujsh ballkanas!
Sot Merkel uli në gjunjë Greqinë publikisht duke deklaruar; Mjaftë bleni armë kundër Turqisë derisa populli është i urritur! Raportohet se kufitarët grekë për gjashtë muaj nuk kanë marrë rrogat mujore dhe janë të pakënaqur me pushtetin politik të Micotakisit i cili ka humbur kontrolin e gjykimit racional i tërhequr nga Franca dhe Israeli për hundësh të armatoset sepse përfitojnë miliarda dollar nga buxheti grek. Këtë populli grek e sheh i mllefosur. Franca po mundohet të mbush arkën e zbrazur sepse edhe Macron ka probleme me protestat të përditshme ekonomike si dhe Netanjahu protestohet për paaftësit politike dhe ekonomike në Israel dhe që të dy duan të përfitojnë prej tij parat si poena politike para elektorateve të tyre në vend.
Gjermania i sygjeroi Greqisë të ulet e të lejë euforin ekzaltuese duke ropatur për luftë me Turqinë e cila nuk është më ajo turqi e vjetër që tërhiqej për hunde nga perëndimorët por ajo është sopt një fuqi ekonomiko-ushtarake e cila vet ndërton dhe vet prodhon maramendësisht armatime vendore më të sofistikuara krah për krahë me superfuqitë botërore. Është e mira Greqia të shohë me sy të hapur realitetet zhvillimore të politikës rajonale dhe ato botërore shkaku se ekonomia greke është e shkatërruar dhe nuk i konkuron dot ritjes së forcës turke në asnjë dimension politik e atë ekonomik, sepse gjitha harxhimet të shtetit grek për armatosje janë iluzore ngase armët e blera nga ‘’miqët’’ më pas duan edhe mirëmbajtje edhe karburante të cilët greqia nuk i posedon, por ato janë sërish në duartë e shitësve të atyre armëve që gjithmon të mbajnë peng për vete në çdo aspekt ushtarako-politik.
Gjermania Merkeliane llogarit në interesin gjermano-evropian e cila sdon të humb një fuqi ekonomike në ritje siç është Turqia për një greqi të kolapsuar. Turqia me një popullsi përafërsisht njëqind milionëshe është tregu më ideal e tri kontinenteve se ajo e SHBA-së dhe e Kinës shumë të largët, prandaj kujdesë me Turqinë!
