
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ,sot propozoi për Republikën e Kosovës ,,një konference pa afat kohor’’. Pas publikimit të propozimit më datën 8 të këtij muaji, ku paraqiti një draft qendrave të mëdha që vendosin, si Brukselit, Berlinit, Vashingtonit e qendra tjera botërore.
Edhe ky propozim i dyti brenda një muaji, secili dëmin e pa riparueshëm në çdo plan.
Kryeministri Edi Rama, të propozon, duke marrë rolin që as Serbia, nuk është duke kërkuar publikisht e tani propozimi i një Konferencë, dhe të kërkosh një Koferencë pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas Konferencës së Rambujes, pas planit e Pakos së Marti Ahtisarit, në bazë të cilit është bër shpallja e Pavarësisë më datën 17.02.2008.
Por, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara, publikoi më datën 22 07.2010, opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17.02.2008.
Duke marrë parasysh që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke e anuluar takimin me qeverinë e Republikës së Kosovës,i bie se është thjeshtë duke e mohuar shtetësin e Republikës së Kosovës.
Para sa ndërmerrë këto dy propozime Edi Rama, do të duhej konsultim, harmonizim e dakordim me liderë institucional e bartës të institucioneve, sepse Republika e Kosovës ka Parlamentin,Kryeminstrin me qeverin dhe Presidentën.
Pas institimit për Ballkanin e Hapur, inciativa për hartimin e draftit për Bashkësinë e komunave me shumicë Serbe në Kosovë, tani sot doli me një propozim për ,,një konferencë .. . ’’, është veprimi më i dëmshëm që është duke i shkaktuar Edi Rama, Republikës së Kosovës.
Shkruar nga: Refik HASANI
26.06.2023