Fillimi Opinion/AnalizaBota Shpreson në një qeverisje të drejtë!

Bota Shpreson në një qeverisje të drejtë!

nga Shekulli Agency

Shkruan: Savash VELIU

… Ende sot e kësaj dite vazhdojnë disa shtete të mbajnë sanksione të pajustifikuara ndaj Kosovës. Amerika në fillim e përkrahu pavarësinë e Kosovës por nuk vazhdoj me mbështetjen permanente në kohërat më të vështira të saja. Në arenën ndërkombëtare vazhdojnë problemet e vjetra kurse Kosova nuk e ka numrin e mjaftueshëm të njohjes së shtetit kosovarë në OKB.

Turqia nga një anë dhe vetë Kosova në anën tjetër punojnë fuqishëm në njohjet e reja, por shtrohet pyetja ku janë perëndimorët në krye me Amerikën, BE dhe NATO? Ata kanë hequr dorë në kohën më të duar për kosovarët shqiptar që dolën të raskapitur politikisht dhe ekonomikisht nga regjimi gjakatar serb.

Ja kështu e ka perëndimi gjithnjë punët e nisura ti lë sakat. Por, sidoqoftë Kosova si një shtet i pavarur vazhdon rrugëtimin sfidues drejtë marrëdhënieve të reja diplomatike.      

Pa e lavdëruar veten si intelektual më shumë kam kontribuar në njohje të reja të Kosovës përmes kanaleve të kulturës dhe shkencës duke lobuar për Kosovën që prej njerëzve të artit e deri tek politikanët arab, afrikan, aziat ashtu edhe me diplomatët evropian dhe miqët më të afërt të presidentëve amerikan pa hezituar resht për 10 vite ku suksesset kan qen më se evidente se ato të SHBA-ve dhe të BE-së!

Sot Qeveria e Turqisë e drejtuar nga ky Kryetar siç është Erdogan, ka bërë dhe vazhdon të bëj përtej saj për Kosovën se sa neglizhuesit diplomatë shqiptar dhe perëndimor ku ca prej tyre pa fije turpi rrëndë gabojnë kur flasin kundër Turqisë  dhe kryetarit të tij në kundërshtim dhe mohimin e lobimit të fuqishëm turk që jep botës përkundër perëndimit që qëndron indiferent në çështjet jetike të kosovarëve duke i lënë të skamnosur, të marginalizuar e të vetmuar në formësimin e shtetësisë së njomë pa asnjë investim vital dhe kapital ekonimik në Kosovë pas gjithë asaj pompoziteti për vëlla popull.

Ishte Turqia në minutat e para që doli në ndihmë duke njohur shtetin e ri si borxh vëllezëror nga populli turk ndaj kosovarëve, ndihmë që nuk vonon edhe ndaj popujve tjerë ballkanas e veçmas shqiptarëve që konsiderohen vëllezër shekullor.  

Eshtë tradita perandorake që bën Turqinë të jepë më shumë vlera paqes dhe stabilitetit në rajonin e Mesdheut përkundër botës Perëndimore dhe Rusisë që gjithnjë kan anashkaluar popujtë e vegjël ballkanas.

Sot Turqia është një shtet me të cilën nuk mund të sillesh si do kudo, sepse Turqia ja 100 vite është kontributore konsinzente për paqe dhe siguri në rajon, këta janë kontributa të mëdha dhe të jashtëzakonshme ngase pozicioni i saj shtetëror është tepër gjeostrategjike dhe gjeopolitike e cila godaset nga të gjitha anët e globit ja njëqindvite resht. 
Turqia është një vend kyç dhe çelës i Mesdheut që njihet si qendra e gjitha rrugëve strategjike të globit që nga Gjibraltari, Bosfori dhe Suezi ose Deti i Kuq. Pa Turqinë nuk ka balancim paqësor në rajon dhe glob pa të cilën nuk vendoset pesha e paqes dhe sigurisë si garantuese e saj më serioze.

Turqia Osmane edhe pasi pushoi si perandori e madhe kurr nuk shkeli normat dhe kontratat dhe traktatet botërore siç bëri Rusia dhe Perëndimi për dy shekujt vijues. Prandaj Turqia është dhe mbetet lojtar kyç dhe garantuese e paqes dhe sigurisë së Mesdheut në tregëtimin e lirë mes popujve.

Eshtë Turqia e Erdoganit një zë buçitës i të shtypërve, zëri i lirë i botës së heshtur. Ashtu është siç duket dhe merr forcën nga vet populli. Eshtë Dritë e shpresës së milionave njerëzve rrotull globit. Eshtë Vëllau i besueshëm i të shtypurve… Vëllau i rrugës së vetmuarve. Eshtë gjithnjë njeriu i fjalës dhe këmbëngulës në thirrjen e hakut për të drejtat njerëzore në këtë shekull të Ri!

Bota paqedashëse e njerëzve shpresonë për një rirenditje më njerëzore se ky sistem i çrregulluar të Kapitalizmit të egërr që kemi sot nga bota sekulariste!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies