Fillimi Opinion/AnalizaBALLKANI TRAZUESI GJEOPOLITIK!

BALLKANI TRAZUESI GJEOPOLITIK!

nga Shekulli Agency

Nga Savash VELIU

Ballkani përsëri mund të thellohet në krizë konfliktuoze shkaku i rrethanave të mbjellura nga perëndimorët pas shpërbërjes së jugosllavisë në disa shtete fabrikate jo funksionale e territorialisht të sakatosura, dhe për këtë arsye sot SHBA-ja dhe BE-ja mund të reagojnë urgjentisht sërish të ‘’shpëtojn ballkanin’’ duke e copëtuar në mëshumë copëza tjera!

Shqiptarët e sidomos Shqipëria duhet të ketë kujdesë prej lojrave të rrezikshme për fatin e kombit në tërësi që lozen me flamuj të ndryshëm, sepse kurrgjë të mirë nga perëndimi e sidomos nga SHBA ska ardhur ndaj shqiptarëve që kur futën këmbën në këtë truall, ku për të ringjallur dashurin e shkuar po koketojnë sërish me serbinë duke e joshur me investime si dhe me dhurata prej tokave shqiptare!!!

Gjithë ky kaos ballkanas rrjedh si pasoj i forcimit kohëve të fundit të shtetit Turk që futi Perëndimorët në telashe mbi pronën e uzurpuar padenjësisht nga ballkanasit, prandaj SHBA-ja dhe BE-ja janë në përpjekje të sillet Ballkani sa më shpejt në ‘qytetërimin perëndimor’ dhe qytetërimin transatlantic para skadimit të vitit 2023. Ballkani është zona ku qytetërimet historikisht janë përballur dhe janë përleshur gjithnjë nga vet projektantët perëndimor. Pra, vlerësimi i saktë është se perëndimi pretendon ta përdor edhe NATO-n për të siguruar sigurinë (prezencën) ushtarake në të.

Po, duhet të jemi të shqetësuar. Sepse SHBA dhe BE kur janë në pyetje interesatë e tyre ksenofobike nuk zgjedhin mjetet e veprimit që të arrijnë qëllimin e caktuar pa bërë llogari mbi dëmet në terren

Nuk mendoj se ka shumë mundësi për konflikt, por mendoj se ka forca të huaja në rajon që qëllimisht krijojnë stres dhe atë që dimë nga historia se Bosnja dhe Ballkani Perëndimor janë shumë të brishtë dhe veprimet agresive mund të çojnë në konflikt në Ballkan më shpejt se kudo tjetër në botë.

Kanë kaluar 23 vjet që janë nënshkruar marrëveshjet e Dejtonit dhe të Rambujes, dhe këto shtete mbetën të pa zhvilluara si Bosnje dhe Hercegovina ashtu edhe Kosova, dhe mendoj se kjo po shkon qëllimisht vështirë. Skena gjeopolitike në Ballkan dhe rolin që kanë Rusia, Turqia dhe Kina në rajon, me referencë të veçantë mendoj se kur Turqia shkonë në një vizitë në vende të tjera, si në këtë rast Ballkan, kjo çon në ngritje të tensioneve mes Turqisë dhe Perëndimit e veçmas me SHBA-n.

Por Turqia edhe me Rusinë po luftojnë shumë mes vete në Ballkan. Kjo nuk ndodh vetëm në Bosnjë dhe Hercegovinë e Shqipëri dhe Kosovë, po ndodh edhe diku tjetër. Kjo ndodh në Bullgari, Rumani dhe gjetkë. Sa i përket ndikimit të Turqisë, ajo vjen në Ballkan me fonde investuese dhe, nuk duhet të habitemi nëse këto fonde investimesh vijnë edhe “me lidhje politike”. Kur vijn paratë turke, ju merrni një ndikim turk.

Dhe sot që të tre vendet, Rusia, Turqia dhe Kina, “luajnë lojë” që është, “loja ballkanike” të cilën e lufton rivaliteti perëndimor i çoroditur!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies