Fillimi Opinion/AnalizaATJE KU RAMË, ATJE DO NGRITEMI..!

ATJE KU RAMË, ATJE DO NGRITEMI..!

nga Shekulli Agency

Savash VELIU

‘’Shqipnia u ba, tash duhen ba shqiptarët’’! |Gjergj Fishta|  

Dhe… Faik Konica tha; ‘’Shqiptari ka zakon të kundërshton para se të kupton’’. Pse vështirë kuptonë të bëmat shqiptari mbi fatin e tij përmes lojrave kobzesë Europerëndimore me dorasitë SERBI-GREQI. A nuk ishte Bota Perëndimore që me dorasin Gavrilo Princip serbi nga Bosnja i cili më 28 qershor 1914 vrau në Sarajevë Arsdukën e Austro-Hungarisë të plas Lufta e Parë Botërore e përgaditur nga Anglia [ANTANTA] e jo nga Rusia…?! Dmth., Serbia ishte dhe është shteti kukëll e Anglisë [sot e Amerikës] në të cilën shtet [sot udhëheq Vuçiç agjenti amerikan siç ishte edhe paraardhësi i tij Millosheviçi] mund të themi lirisht nuk ka fare pushtet RUSIA, por këto janë trillime Anglo-Amerikane që t’ua turbullojnë kokat shqiptarëve!!!   

Të shohim çka thotë Nikola Pashiç Kryeministri i Serbis…“Duam që Shqipëria të jetë e pavarur, por e dobët dhe e parregulluar”… Kujt i dedikohen këto fjalë, kuptohet Perëndimit dhe Konferencave të tyre copëtuese që krijuan Shqipërinë e cunguar Londineze!

Pse i madhi IsmailQemal bej Vlora thotë këto fjalë të cilat nuk gjejnë vend në trurin e shqiptarit; ‘’Ate që nuk arriti të bëj për 500 vite Perandoria Osmane, Evropa e arriti për 5 vite…’’, këtu Ismail Beu kë qorton?!!! 

Nuk ka dyshim se injoranca është hasmi i sigurtë i shqiptarit. Prandaj mos e lini shkollat e botës Perëndimore tju mashtrojë me ideologjitë e indoktrinuara kinse Rusia dhe Serbia janë të fortë përball Anglisë dhe Amerikës duke haruar se forca e kontrolit të Ballkanit atëherë dhe sot bëhet me Fuqinë e Britanisë [sot Anglo-Amerikës]. Dhe mos e lejoni atë mashtruesin e madh tju mashtroj me broçkulla të zbukuruara duke hasmëruar Shqiptarët me Turqitë dhe miqësuar me armikun perëndimor. Ishte bota perëndimore me mësime Iluministe që shpiku maksimën fataliste: “Feja e shqiptarit është shqiptaria” ku mbetëm të vetmuar dhe na hasmëroi edhe me Lindjen muslimane edhe me Perëndimin e krishterë edhe me Veriun çifut, dhe kështu mbetemi vetjakë, mizantropë dhe në luftë ndërmjet veti, prandaj nuk përparojmë e nuk zhvillohemi nga aspekti kulturor, politik dhe ekonomikë sepse gjithë energjia jonë shkon në kotësi budallakiesh që se ka bota…!!!

Sot shoqëria shqiptare jeton në kohë katrahurash ku vlera e tij është shkërmoqur dhe ka marr fund kauza e saj si ideal i dashurisë për Komb. Është degjeneruar Elita vazale e shoqërisë, ku për fat të keq janë intelektualët të zbrazur nga Brenda dhe janë bërë vegël pune në duart e injorantëve udhëheqës. Është bastarduar autoriteti moral etik dhe profesional të intelektualizmit të bjerur nën nivelin miskine i cili për një post apo funksion shtetëror [edhe brenda shteteve sllave] është në gjendje të lëpihet si maçoku pas përsheshit… mjerim! Të hash bukun e turkut e të bësh duan e kaurrit… këtë vetëm shqiptari e bën.

Pra, me dashurinë për njerëzit e tu – ruhet liria e mendimit përndryshe s’ka mendim … dhe me dashurinë për Njerëzit me liri të mendimit – funksionon pushteti, përndryshe quhet diktature e kulluar, siç ndodhë me shtetet banana shqiptare..!

Është për çudi kur pyesim sinqerisht: Po të mos ishte Turqia a do të kishte Shtet dhe Komb Shqiptarë..!?

Nisur nga kjo, ne duhet të pyesim veten: çka do të kishte ngjarë me shqiptarët sikur ‘pushtuesi 500-vjeçar’ të ishte cilido shtet i fqinjësisë shqiptare, a do të flitej më gjuha shqipe në këto anë të Ballkanit? Çfarë ngjau me paraardhësit e tyre ilirë në Slloveni, Kroaci, Bosnjë, Mal të Zi, Maqedoni, Thrakë etj? Pse nuk kishte asnjë shkrim shqip para Perandorisë në këto troje? …” [Burimi: Libri “Në fenë e të parëve”, Hajrudin S Muja, Shtëpia botuese LOGOS-A, Shkup, 2013, faqe, 33-34.]

Nuk duhet harruar se në kohën e shtetit osman shqiptarët ishin mbi shtetin. “Ne katolikët (shqiptar) ekzistojmë në sajë të myslimanëve. Po të mos ishin myslimanët, sllavët prej kohësh do të na kishin asimiluar ose do të na kishin përzënë prej këtej’’, thotë Mati Logoreci (1867-1941), mësues i shkollës së parë shqip në Prizren (1888).

İshte Turqia Osmane që dha 50.000 mijë dëshmorë për mbrojtjen e tokave Shqiptare nga Sllavo-Grekët që i mbështesnin Anglia – Franca dhe Rusia..!

Calvin Coolidge thotë; ”Kombi që harron ata që e mbrojtën, do të mbetet vet i harruar”. 

Mentaliteti perëndimor nuk mund të ekzistoj pa armik të shpikur. Perendimori thotë; ‘Nuk mund asnjë komb të qëndroj i gjallë nëse nuk shpif dhe nuk shpik një armik të vet’. Ne e rrënuam regjimin Sovjetik të Kuq, tani na duhet një armik i ri, ngjyra e saj nuk është më i kuq por ajo do të jet ngjyra e Gjelbërt, pra ngjyra e ISLAMIT”.

Tani a nuk e shohim anemban globit se vetëm muslimanët janë në shënjestrën e ‘’Demonkracisë Perëndimore’’ të cilët vrasin dhe shkatërrojnë në emër të saj!

Prandaj duhet të themi troç Evropës lavire se; ‘’Feja e identitetit shqiptar është Islami’’ dhe jo Akultura barbaroevropiane jotolerante plotë racizëm!

Pyes intelektualët politik pse na pengon NeoOsmanizmi Islam e jo NeoRacizmi EuroPerëndimor… kur dihet se Kombi Shqiptar është Komb Musliman!?

Akademiku Rexhep Qosja thotë; ‘Islami është pjesë dhe vlerë e identitetit shqiptar dhe si e tillë duhet ruajtur dhe nuk duhet denigruar, se Europa duhet t’i pranojë Shqiptarët për çka janë në shumësinë e tyre, pra muslimanë dhe se zgjidhja e çështjes Shqiptare duhet të bëhet me Bashkimin e Trojeve Shqiptare në një shtet të vetëm’.

“Organi i zyrës së Ipeshkvisë së Kosovës shkruante për periudhën osmane se Halifi dhe Porta e Lartë i kushtuan rëndësi të madhe tolerancës fetare, në kohën kur Evropa mesjetare ishte përgjakur në fanatizmin fetar të krishterë.

Volteri evropian, edhe si kundërshtar i Islamit, pohonte se modeli islam i rregullimit të jetës paraqiste shembullin më të mirë të tolerancës ndërfetare.

Shumë kohë më parë Patriarku grek Michael III (1167-1177) shkruante: ‘Më parë do të pranoja një mysliman për udhërrëfyes timin në çështje të jashtme, se një latin të më dominojë në çështje të shpirtit. Sepse, nëse jam nënshtetas i myslimanit, së paku nuk do të më detyrojë të pranoj besimin e tij…’.

Kliv Ponting vështronte, Duke bërë fjalë për tolerancën shqiptare në kohën e Perandorisë: ‘Lëvizja nacionaliste shqiptare ishte e vetmja që drejtohej kundër vendeve si Mali i Zi, Serbia, Bullgaria e jo kundër Osmanëve.’

Në këtë vështrim, në pyetjen e një gazetari, Thierry Fabre tha: ‘’Feja myslimane u tregua shumë tolerante… myslimanët shqiptar nuk përfituan kurrë nga statusi i tyre’, se: ‘Perandoria otomane – janë Shtetet e Bashkuara të Mesjetës’ dhe se: ‘me daljen nga perandoria otomane, popujt ballkanikë u bënë shovinistë’’… në saje të mësimeve perëndimore!

Jürgen Todenhöfer thotë: Janë Politikanët tanë (gjerman dhe perendimorë). Atyre u interesojnë të drejtat e njeriut vetëm nëse u bëjnë dobi. Andaj, O intelektual dhe politikan shqiptar, ‘’Mos shaj turkun me gjuhën e serbit’’… thotë Akademiku Rexhep Qosja!

Pra, dua narativën e kësaj analize ta përfundoj me fjalët e Besës Shqiptare që këmboj nga goja i të madhit Ukshin Hoti… ‘’Si shqiptar dhe iliro-shqiptar, u linda këtu ndër të parët dhe nuk erdha nga askund. Askujt, madje as Euro-Amerikës, nuk do të provoj t’i vardisem me ndërrimin e fesë dhe as të emrit’’!

Pra, Atje ku ramë, atje do ngritemi, pra në islam. Ne jemi Komb i civilizuar mbi Kulturën dhe Moralin Islam dhe andaj vendi jonë është pranë mikes dhe shtetit vëlla strategjik Turqisë derisa të tjerët janë vetëm miq të interesit politik!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies