Fillimi Opinion/AnalizaAPO ZGJEROHEN KUFlJTË E TURQISË.!?

APO ZGJEROHEN KUFlJTË E TURQISË.!?

nga Shekulli Agency

Savash Veliu

Andaj duhet të ndryshoj Kushtetuta e aprovuar e Turqisë me riemërimin e shtetit nga Republikë në ate DEVLET!

Kur Presidenti Erdogan morri pushtetin tha: Objektivi kryesor i joni është rritja ekonomike. Si do e bëni këte?!!! – i pyetur nga gazetarët. Tha, shumë thjeshtë.., duke mos vjedhur!… dhe ajo u Bë!!!

Dhe sot shihet si Turqia u shndërua nga një shtet kukëll e i papërfillur në një shtetë më të fuqishëm ekonomikë, turistik dhe kulturor që për nga shikueshmëria në botë pas kinematografisë amerikane e arriti të futet edhe në vet SHBA dhe Israel… e pabesueshme. Turqia poashtu prej një vendi agrar u ngrit në një shtet të zhvilluar industrialë e cila në listën botërore një kohë rrenditej në vendin 68-të dhe të ringritet në pozicionin më të zhvilluar të botës sot brenda 20 shteteve të zhvilluara të globit të grupit G-20!!!

Sot Turqia ka arritur të zhvilloj Industrinë e Mbrojtjes duke u futur mes 10 shteteve më të zhvilluara si prodhuese e armëve më të sofistikuara të botës që pretendon të del mes 5 shteteve më të avancuara të saj. Turqia sot renditet mes Ushtrive më të zhvilluara ushtarake dhe diciplinore e dyta pas SHBAve brenda NATOs por, kjo ka të bëj me personelinë ushtarak dhe kur do tia bashkangjesim edhe armatë më të sofistikuara se ato të NATOs, atëherë, nëse nuk gaboj ndoshta është edhe në vendinë e parë të saj. Por një gjë e dimë sakt se moti kohë armët e prodhimit turk kanë lënë largë armët Ruse kurse ato Kineze as që bëhet fjalë sepse janë pas armëve ruse!

Kjo tregon mjaftë se kush është më i forti brenda NATOs si me Ushtri ashtu me Armë. Prandaj, kur themi se Turqia ka hapëruar tejet shpejtë drejt majave të botës me mund dhe sakrifica të mëdha duke depërtuar ngadal e heshtazi në të katër anët e botës derisa tjerët bënin gjurulti rivalitetesh për rajonet ajo zgjeronte kufijtë e saja në rajon, në kontinent e më tej në glob!

Sot Turqia arriti të rikthehet në skenën politike si faktori politik, diplomatik dhe ushtarak si garantuese e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit të trazuar nga luftërat e ngrira dhe ato të nxehta duke përfshirë paralelishtë diplomacinë në luftërat e Lindjes së Mesme, Siri, Irak, Libi, Somali, Etiopi, Sudan, Tunizi, Algjeri, Katar. Kurse në atë Kontinentalen tani është në Karabah, Kaukazi me shtetet Turke dhe së fundi në Ballkan. Kështu arriti të futet edhe në Glob prej Venezuele, në Indonezi, Malajzi, Filipinet, Korea e Jugut, në radhë është dhe Japonia e tjera vende aziatike.

Në Afrikë ka blerë toka agrare me madhësi sa disa Turqia ku të arriturat agrare i plason benda Afrikës e tjerat i plason drejtë botës.

Në Evropë ka arritur shumë tregëtim të mallrave turke e veçmas pas pandemisë ku arriti të fitoj simpatitë e ca shteteve me ndihmat mjekësie derisa Unioni Evropian ua vjedhte materialet sanitare nga antarët e saj evropian.

Sot Spanja, Italia dhe Portugalia janë mirënjohës të Turqisë dhe i ofrojnë ndihmesat e tyre në shumë çështje ekonomike dhe politike derisa Portugalia ka arritur tia lejë të gjitha Portetë Bregdetare Turqisë tia blejë si menaxhuesja e tyre sot. Kurse Spanja e ndihmoj në ndërtimin e Aeroplanbajtëses sipas modelit të Huan Carlos’it spanjoll etj.

Ja pra, deri ku janë zgjeruar kufijtë nacionale të Turqisë së Re pa shkrepur një plumb, pa pushtuar askend, pra kështu janë ngritur gjitha perandoritë e botës!

Por më me rëndësi ishte futja e Turqisë në Ballkan gjatë krizës së veriutë të Kosovës ku paraprakishtë Qeverisë së Kosovës iu dorëzuan 5 Dronet strategjike TB-2 që më pas të futen edhe komandot turke, një futje me dyja këmbët që jep kuptimin se, më ‘kthim prapa ska’!

Eshtë Greqia e shqetësuar për shtimin e forcave turke në Ballkan. Tashmë mund të themi se Turqia mund të konsiderohet qendra e forcës në Ballkan. Por këtu të hapim një parantezë të dhimbshme për fatin e shqiptarëve. Dihet se, Rezervat më të mira të Aritë në botë u gjetën në minierat e Trepçës atje ku dominon terrorizmi aktual i serbëve të cilët jo rastësishtë u deportuan në Veri të Kosovës nga NATO, sepse ata duhet të luanin rolin e viktimëve por në fakt të guardianëve amerikano-serbe andaj nuk lejonin të afrohen Forcatë e UÇK-së në ato pasuri të Arit, Argjendit dhe Uraniumit atje. Kujtoni i njëjti skenar sot po përsëritet në Veri të Kosovës sikur atje në Turqi ku vepronte PKK-ja kundër forcave turke përreth bazeneve të naftës brenda kufirit turk duke kërkuar statusin e shtetit ‘Kurdistan’ sikur serbët e sotëm që kërkojnë Asociacionin ose krijimin e ‘Shtetit të tyre’ brenda Shtetit Kosovë.  Pra, problemi i SHBA-ve nuk janë Shqiptarët por Trepça dhe Ujmani i Shqiptarëve të cilat llogariten si “Tryeza Kombëtare”, dhe qëllimisht mbahet larg nga duart e Qeverisë së Kosovës sepse pasuria e saj do ta pavarësonte komplet Shqiptarinë.

Andaj kuptohet; Turqia është pjesë përbërëse e Ballkanit. ‘’Ballkani duhet trajtuar si një i tërë, jo si një kënd lojërash, ndikimesh gjeostrategjike. Ne nuk përpiqemi të kthehemi në këtë rajon, sepse nuk jemi larguar kurrë. Ne jemi pjesë përbërëse e Ballkanit. Edhe vetë fjala Ballkan është fjalë turke”, tha Drejtori i Përgjithshëm për Ballkanin dhe Evropën Qendrore, ambasadori İlhan Saygılı..!

Shumë analistë tendencioz Europian, por edhe disa nga populli ynë, me fuqizimin e Turqisë në politikën ndërkombëtare, e shohinë si kërcnim i të drejtave themelore të njeriut, mirpo kjo nuk qëndron. Sepse Turqia me daljën e ushtrisë saj jashtë kufijve, sidomos në Siri ka demaskuar qëllimët e errta të disa shteteve demokratike perëndimore.

Por e ardhmja në ballkanë për momentin do të jetë shumë e paqartë, sepse Turqia nuk do të hezitoi të involvohet edhe në konfliktë, nëse ndodhë. Kjo po i bie se ata që nuk e duan Turqinë as Europa nuk ka besë tek ata..!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies