Anatomia e gjenocidit “Srebrenica”!

savash-veliuShkruan: Savash Veliu

Në fillim viti 1992, Perëndimi dhe Rusia, arritën t’i konfrontojnë sërbët me boshnjakët dhe me kroatët. Sipas planeve sërbe parashihej që për 6 muaj të arrihetë vrasja dhe dëbimi masivë i boshnjakëve muslimanë duke i këthyer në pakicë. Por plani sërb dështojë. Shkaku ishte tek lideri Alija Izetbegoviqi, një dijetar islam i mirëfilltë, që shembullin nuk e kishte bota që  qëndronte dinjitoz në skenën boshnjake.

Ky qëndrim tepër i shqetësonte perëndimorët. Ata i’u futën punës përmes gjermanëve t’i pajtojnë kroatët me sërbët duke i furnizuar në frontin e luftës me armë, me preteks që BeH të ndahet në mes katolikëve dhe ortodoksëve. Ky konflikti do të arrinte të formonte enklava sërbe dhe kroate në dëm të boshnjakëve ose një Sërbi dhe Kroaci të “madhe”. Por rezistenca e boshnjakëve sa vinte e shtohej.

Perëndimorët në emer të “pajtimit” bëninë trysni me bashkëpuntorët e tyre Zulfiqarpashiçin dhe më pas me Fikret Abdiçin, tradhëtarin më të koruptuar prosërb, në Bihaq, me dëshirë që të hapet një front i ri përballë Izetbegoviqit.

Lordi Owen me Abdiçin, përgaditën skenarin e vitit 1993, që në takimet për pajtim në Zhenevë, në vend të Ejup Ganiqit, të thiret Fikret Abdiçi, duke plasuar në plan të parë emrin e tij dhe kjo do të fuste Izetbegoviqin në një gjendje alternative. Perëndimorët do ta pranoninë Abdiçin si negociator të vetëm për pajtim.

Por, në këtë rastë “Ushtria Boshnjake”, i’a tregoi beslidhjenë Izetbegoviqit. Kështu plani i Owen’it, ra në ujë! Kështu deshti Zoti që të ndihmojë Boshnjakët. Ky akt boshnjak detyroj presidentin Turgut Ozall, që të vëndojë dorë mbi Bosnjën duke i ndihmuar që të hapen kanale të gjata nëntokësore përrethë vijave të frontit, që prej aty të futet me të madhe ndihma në ushqim, armë e veçmas municionit të shumë pritur për boshnjakët.                   

Fronti u gjallërua. Boshnjakët ndërmorën ofanziva të mëdhaja në çdo cep të vendit, duke u’a thyer kurrizin forcave sërbe. Ata i rikthyen pjesët më të madhaja të teritoreve të okupuara në favor të vet. Atëherë Sërbët më 9 prill 1994, nga ajri hodhën mbi 60 bomba kimike ndaj Gorazhdes..! Por avantazhi në vitin 1995, kaloi në duart e boshnjakëve. Kështu boshnjakët e shpëtuan gjenezën nga gjenocidi i paraplanifikuar.

Këtu boshnjakët refuzuanë të luaninë rolin  e viktimave pasive dhe kur rezistenca e tyre u rrit, britanikët dhe francezët u irrituan shumë. Tani Boshnjakët i’u vërsulën Banja Llukës dhe  arritën tek dyertë e Pales. Sërbët u detyruan menjëherë të kërkojnë ndihmë nga Anglia,  Franca dhe Rusia. Dhe forcat ajrore Amerikane me parashuta nga ajri u hodhën armatimë forcave sërbe të komanduara nga Gjeneral Millovan Milutinoviç.

Perëndimorët Sërbisë i lejoninë të thyej embargon përmes Maqedonisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, tregon Diego Arria, ish ambasadori i Venezuelës në Këshillin e OKB-së gjatë luftës së Bosnjes. Më vitin 1995, që të mos bjer Pale, Britania me aleatët përgaditën anatominë e gjenocidit të madh duke çarmatosur boshnjakët të Srebrenicës dhe të Gorazhdes, dy qytete të mbrojtura nga OKB-ja me Ushtrinë Holandeze, të cilët më pas i dorëzojnë boshnjakët forcave sërbe të udhëhequr nga Gjeneral Ratko Mlladiç, me ç’rast para syve të  botës do të  kryhetë masakra më e madhe brenda Evropës, pas Luftës së II-të. Kjo ishte tentativa për zbrapsjen e forcave boshnjake nga Pale dhe fronti i luftës.

Poqëse shtetet muslimane tentoninë që të thyejnë embargonë, atëherë, ndesheshin me ultimatuminë Amerikan. Me trysninë e israelit dhe të BE-së, më pas nga Aleanca e NATO-së u bombarduan pozitat boshnjake direkt në front. Dhe kështu u ndërpre ofanziva boshnjake në hovin më të madh të saj. Pasoi kapitulimi i boshnjakëve.

Me paralizimin e forcave boshnjake në frontë, NATO – OKB dhe BE përshpejtuanë mbledhjen e DEJTON’it, ku Alija Izetbegoviqi do të detyrohet të nënshkruaj një akt kapitulimi ose siq quhej “Marrëveshje për armëpushim me kushte të rënduara”.

Nënshkruarja e kapitulimit të boshnjakëve e cilësuar si ”Marrëveshja e Dejtonit” të vitit 1995, ishte një akt i vrasjes së demokracisë së popullit viktim nga ana e demonkratëve perëndimorë. Nënshkrimi i këtij akti të turpshëm nga Alija Izetbegoviq do të vulosen me fjalë të një burrërie të rallë: ”Jam i detyruar të pij këtë gotë me helm për hirë të popullit tim”!

Kështu me manovrime të hollësishme politike, Izetbegoviqi, arrinte t’i amortizojë trysnit dhe dredhit e perëndimorëve duke arritur aty ku janë sot boshnjakët.

Para se të ndëronte jetë Izetbegoviqi i bëri thirrje Turqisë, që si amanet të tij të fundit të jetë lënija e testamentit të Bosnjes shtetit Turk. Dhe ky gest i tij u pranua me plotë përgjegjësi nga Turqia, dhe ajo vazhdon ate të mbroj deri në fund nga Erdogani!

Shekulli Agency