Fillimi Opinion/AnalizaAlarm në lindjen e Mesme! Siria skenar për luftën e tretë botërore..!!‏

Alarm në lindjen e Mesme! Siria skenar për luftën e tretë botërore..!!‏

nga Shekulli Agency

111-o-446286904Me zbarkimin të ushtarëve amerikan dhe atë anglez në Siri veç ka filluar Lufta e tretë Botërore, kurse Rusët presin në Damask! Këto akte bëjnë “Dekonstruimin e Sirisë” si një Strategji Regjionale për Shtet Konfederal. Ky është plan nga forcat amerikaneo-britanike për okupim të Sirisë të cilëve i’u bashkangjit edhe Franca. Shkaku i saj Rusia ndërhyn drejtpërdrejtë me avione dhe grupe ushtarake në mbrojtje të Asadit!

Gjithcka është e kordinuar!

Me kohë është shkruar se “Lindja e Mesme” është rajoni ku do do të përfshihen në trazira të mëdha lufte për naftën dhe “dy superfuqitë e kohës” SHBA dhe Rusia! Këtu ideja është t’u ndihmohet elementeve të moderura për të venduar zona sigurie në korniza të Sirisë. Forcat Amerikane, Saudite, Turke, Britanike, Jordaneze dhe shteteve tjera Arabe do të veprojne si mbështetje nga ajri dhe toka me njësitët special të tyre.

Shkretëtirat siriane do të shfrytëzohen për formimin e tampon zonave nga sulmet armike në të cilën Forcat e Asadit nuk guxojn të ndërhyjnë duke rrezikuar të humbin primatin mbi ISIS. Qëllimi i zbarkimit në Siri nuk është shkatërrimi i ISIS, por eliminimi i Asadit i cili nuk mund ti bëj ball amerikanëve. Forcat Speciale Britanike “SAS” dhe shteteve tjera perëndimore nuk janë aty për të luftuar ISIS, por për të okupuar territore siriane që më lehtë të luftohet Damasku nga ISIS!
Por, në anën tjetër Amerikanët dhe Sorosi me të madhe po investojnë në ndërtimin e anijeve për bartjen e refugjatëve drejt Evropës me qëllim që ajo të destabilizohet dhe të shkatërrohet! Me këtë akt me siguri duhet të arrihet zbrazja e Sirisë dhe Evropa të pengohet të ketë qasje për ndodhit në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu Turqia e cila terrorizohet nga Evropa në vazhdimësi me terror përmes PKK-së poashtu i hapi dyert e kampeve të refugjatëve qëllimisht drejt Evropës për ti bërë trysni kufijve evropiane për të paksuar sulmet e tyre.
Gjitha këto janë taktizime që nuk u dihet fundi. Vlen të përmendim maksimën “Mjeti justifikon qëllimin” sepse çdonjëri prej tyre ka brenda vetes një plan të vetin… Erdogani tha se nuk ka ndodhur asnjë ndryshim në politikën siriane të Turqisë, duke shtuar se nuk e shikon të mundur rrugëzgjidhjen në Siri pa largimin e Asadit. Kjo le të kuptohet se; ME SHPËTIMIN E ASADIT NUK SHPËTOHET SIRIA..!?

Me ngritjen e pranisë ushtarake në Siri, Kremlini ndjek më shumë se një qëllim. Prandaj presidenti i Rusisë Putin duket se ka vendosur ta zërë demin nga brirët. Në hijen e luftës të perëndimorëve kundër ISIS ai javët e fundit në një operacion rrufe e ngriti një bazë ushtarake ruse në bregdetin sirian Laskie, si stacion i fundit Rus. Në fjalimin e tij, të pritur me interes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot, Putin prezantojë këtë bazë ushtarake Perëndimit si pjesën ruse të luftës kundër ISIS, ku Putin tregoj se nuk lëvizë nga mbështetja e Asadit.

Eshtë e mundur që javët e ardhshme të vijë deri në kaos më të madh në Siri, sepse më u paraqitë kontrapesha në pamje të mbështetjes Ruse për regjimin e Asadit… Kjo në horizontin e lindjes a paraqet ditë më të z Velieza se këta të sotmes..?? Siria është një shtet në të cilën përdoret metoda e “Tokës së djegur” duke u shkatërruar deri në themel… Përse? Koha do të dëshmoj…!!!

 

Autor: Savash Veliu

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies