
Shkruan: Savash VELIU
Turqia nuk lejon askush t’ia dalë të pengojë aktivitetet e saja në Mesdheun Lindor, në Veriun Irakian dhe atë Sirian me mendim se Turqia do të frikësohet si më pare dhe do tërhiqet, një dëshirë që moti ka perënduar.
Turqia me dije ka bërë se do të vazhdojë të jetë në krah të popullit turkoqipriot pa hezituar aspak dhe pa bërë asnjë lëshim në skenën politike dhe në terrenin ushtarak si në Irak ashtu edhe në Siri. Ajo gjithashtu ka propozuar themelimin e një komiteti të përbashkët “pjesëmarrës’’ të drejtë dhe të orientuar kah zgjidhja në lidhje me burimet në Mesdheun Lindor si OKB-së ashtu edhe forcave të NATOS të udhëhequr nga SHBA të tërhiqen nga tentativat për formimin e një korridori terroristë në veritë e Irakut dhe Sirisë e cila më shumë bën dëm se dobi palëve në terren sepse derisa është aty pranë Turqia kurrë nuk do të realizohet ai planë.
Pjesa (e NATOS) e SHBA-së refuzoi kërkesën turke duke u ofruar kontingjente armësh YPG-PKK sepse problemi i tyre është diçka tjetër. Turqia paralajmërojë që kushdo qoftë ai pas të cilit ju strehoheni (YPG-PKK), qoftë Bashkimi Evropian, qoftë SHBA apo kushdo që të jetë, askush nuk mund t’i pengojë dhe s’do t’ia dalë t’i pengojë aktivitetet e turqisë rreth kufirit turk. Ajo çfarë duhet të bëni është të mësoni të uleni me Turqinë në tavolinën e negocionimit për zgjidhje pa të cilën nuk ka gjasa të arrihet asnjë realizim.
Pala amerikane në brezin verior vazhdon të kryejë aktivitete të pajustifikuara pavarësisht të gjitha paralajmërimeve Turke se nuk do toleroj tentativat dashakeqe të aleateve e të ri para interesave të saja jetike duarkryq. Pas paralajmërimeve diplomatike menjëherë pasuan dy operacione ushtarake turke mbi veriun sirian ku pjesët e saja u pushtuan dhe iu dorëzuan opozitarëve ushtarak sirian të krahut turk. Tashmë pala turke nuk do të tolerojë më sorollatje për çështjen e veriut Sirian dhe shkoj mëtej duke kërcënuar direkt amerikanët ushtarakisht të shporen poshtë brezit siriano-irakian derisa nuk është bërë vonë. Ajo zonë e brezit verior do të bëhet vetëm zonë e çliruar për të marrë drejtat populli sirian dhe irakian të shpërfillura deri më sot nga regjimi dhe amerikanët ku do stacionohen afër 1 milionë emigrantë sirianë prej turqisë.
Nga mediat dhe analistët ushtarak botëror parashtrohet pyetja përse Turqia i beson kaq vetes dhe çfaqë një qëndrim të vendosur ushtarak të palëkundur kurse në anën tjetër vazhdonë të punojë diplomatikisht e pavarur në tavolinën e madhe të shtruar për vendosjen e sistemit të ri dypolarshe në shekullin e ri pa përfillur amerikanët dhe BE-në.
Janë të bëmat e fundit ushtarake që kthyen vemendjet e të gjitha mediave botërore drejtë Libisë që po lëkundën vetbesimin e forcave imperialiste me operacionet të heshtura Turke të stacionuara në Libi me njësitët autoblinda në krah të pushtetit legal libian që u përplasën me terroristët e Haftarit që pësuan humbje katastrofale. Për këtë dështim ushtarak Gjenerali Haftar mori peng marinsat turk duke i besuar mbështetjes amerikane por kur forcat detare turke kërcënuan se ai do shënjestrohet direkt si terrorist, Haftari shpejtoj të liroj pengjet turke pa asnjë kusht.
E gjithë perëndimi dhe Emiratët e Bashkuara Arabe e ndihmojnë forcat terroriste të Haftarit ilegalisht me armatimë dhe drone papilot, por avioni i prodhimit kinezë papilot më i sofistikuar në botë e dhuruar forcave terroriste nga EBA u rrëzua mbi libi prej forcave qeveritare, por nuk u zbulua me çfarë arme!?
U konstatua se avioni papilot nuk kishte eksploduar por ishte djegur prej një vrime të shkaktuar në pjesën më të ndjeshëm të trupit. Ekspertët luftarak shtrojnë pyetjen delikate se si është djegur avionipapilot? Më vonë ekspertizat treguan se avionipapilot është djegur prej largë me frekuenca të rrezeve laserike që shkaktoi rrëximin e saj në shkrretëtirë. Por kush posedon një armë të tillë të sofistikuar në botë pos Amerikanëve, e cila ende ska arritur të përsos armën laserike edhe pas një dekadë e më tepër testimesh të bëra në terren. Të gjithë sytë janë kthyer kah Turqia sepse ajo operon dhe furnizon qeveritarët me armë e autoblinda me gjasa të mëdha ajo ka testuar armën laserike sekrete në gjendje lufte mbi dronet kinezë që njihen si teknologjia e fundit ushtarak sot.
Kur të shikohet Turqia haptas dhe kërcënueshëm dridh sot lindjen e Mesdheut duke dhënë vërejtje serioze drejtë aleancave të udhëhequr nga ‘SHBA – Israeli – Greqia’ të marrin në konsiderat kërkesat e turqve Qipriot duke hequr mendsh largiminë e Turqisë nga ky kulaç i madh i gazit dhe petrolit që posedon rajoni i Mesdhet.
Rikujtojmë se në Mesdheun lindorë janë stacionuar disa avionbartëse luftarak me marrinat detare amerikane, atëherë ekspertët pyesin; Në çka mbështetet vetbesimi i ushtrisë turke?
Rikujtojmë vitin e kaluar Forcat Ushtarake të Marinës Turke proklamuan se kanë përsosur një armë sekret nëndetar të ashtuquajtur ”Wattozz” që lundrojnë në flotë dhe sulmojnë suksesshëm çdo objektë mbidetar dhe nëndetar të telekomanduara nga largësira të mëdha.
Dhe jo shumë kohë larg edhe Rusia paraqiti një aktpadi OKB-së dhe KS-së duke paditur Turqinë se ia pengon operacionet ushtarake mbi Sirinë duke verbëruar radaret, avionët dhe raketat e drejtuara në caqe të tjera nën kontroll të saj, bëhet fjalë për Sistemet Radare të sofistikuara të ushtrisë turke ‘’KORAL’’ që kontrollojnë çdo sistem radarësh të armikut. Dhe tani kur mendojmë edhe bashkangjitjen e raketave të saja balistike si ‘BORA’ dhe ‘HISAR’ që dje arriti të testoj edhe raketën e fundit më të sofistikuar me shkatrrimë të madhë ‘’SOM’’, atëherë s’është për çudi pse bota hesht para Turqisë që për një dekadë e më pak kohë arriti të avancoj armatimet më të cilësuara teknologjikishtë që futi frikën edhe fuqive të mëdha botërore të shtangur se çfarë armatimi sekret fsheh prej botës Turqia që nuk dihen pas atyre armëve të publikuara sot!!!