Fillimi LajmeUrdhër arresti për politologun francez që postoi për Gazën shkakton reagime në Francë

Urdhër arresti për politologun francez që postoi për Gazën shkakton reagime në Francë

nga Shekulli Agency

Vendimi për të arrestuar politologun francez François Burgat, i cili njihet punën e tij në botën arabe, ka ngjallur reagime për shkak të një postimi që ai bëri për Gazën në llogaritë e tij në rrjetet sociale, transmeton Anadolu.

Për ekspertin francez Burgat, i cili ishte shënjestër e një organizate hebreje për shkak të postimit të tij në rrjetet sociale më 2 janar për sulmet e Izraelit në Gaza, dhe i cili u thirr në stacionin e policisë në qytetin Aix-en-Provence në jug të Francës, dje në mëngjes u mor vendimi për paraburgim për “propagandë terroriste”.

Themelues i platformës së islamofobisë dhe avokat i Burgatit, Rafik Chekkat, vlerësoi se “është skandaloze që një akademiku në Francë i është hequr liria për shkak të deklaratave të tij politike në lidhje me konfliktet e jashtme”.

Avokati Chekkat deklaroi se klienti i tij në seancë ka dhënë përgjigje “të sinqerta, të detajuara dhe me burime të cituara”.

Teksa ndalimi i një akademiku për shkak të postimit të tij për Gazën shkaktoi reagime në rrjetet sociale, Burgat në një postim në X tha: “Deri kur do të guxojë Franca të shpërndajë leksione mbi ‘të drejtat e njeriut’ dhe ‘lirinë e shprehjes’ në pjesën tjetër të planetit?”

Burgat shquhet si një emër që konsultohet nga Parlamenti dhe institucionet zyrtare për shkak të punës së tij në fushat e islamizmit, anti-islamizmit, botës arabe dhe terrorizmit.

Urdhri i paraburgimit i lëshuar ndaj tij me ankesë të organizatës së quajtur Organizata Evropiane e Hebrenjve (OJE) është hequr dje rreth orës 16:00 me orën lokale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies