Fillimi LajmeTrupat franceze tërhiqen nga Burkina Faso

Trupat franceze tërhiqen nga Burkina Faso

nga Shekulli Agency

Sipas një deklarate me shkrim nga ushtria e Burkina Fasos, thuhet se të gjithë ushtarët francezë që shërbyen në operacionin “Sabre” u larguan nga vendi.

Gjithashtu është evakuuar edhe baza ushtarake Kamboince, pranë kryeqytetit Ouagadougou, ku ishin të vendosur ushtarët francezë.

Qeveria ushtarake e Burkina Fasos e cila erdhi në pushtet më 30 shtator 2022, më 23 janar njoftoi se ndërpreu marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak me Francën dhe u dha ushtarëve francezë një muaj afat për t’u larguar nga vendi.

I vendosur në Ouagadougou, operacioni “Sabre” përbëhej nga 400 ushtarë nga Komanda Franceze e Operacioneve Speciale.

Operacioni, i quajtur sipas fjalës franceze Sabre që do të thotë “shpatë kalorësie”, u konsiderua operacioni më i gjatë dhe më i rëndësishëm i operacioneve speciale jashtë territorit francez.

Operacioni, i cili filloi në vitin 2009 pas sulmit ndaj Ambasadës së Francës në Mauritani dhe një sërë incidentesh të pengmarrjes, fillimisht zbarkoi në Mauritani dhe më pas në Niger.

Operacioni në vitin 2010 u vendos përgjithmonë në bazën ushtarake “Kamboince” në Ouagadougou.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies