Stamboll sekuestrohen rreth 10 kg kokainë, arrestohet një shqiptar

Pjesëtarët e forcave turke të sigurisë, në aeroportin Ataturk të Stambollit kanë zbuluar dhe sekuestruar nëntë kilogramë e 709 gramë kokainë, ku kanë arrestuar një shqiptar.

Ekipet për luftë kundër tregtisë me narkotikë, pjesë e policisë së Stambollit, kanë kontrolluar valixhen e personit me inicialet N.K (48), me origjinë nga Shqipëria, i cili më 2 maj ka mbërritur në Stamboll nga Sao Paulo i Brazilit.

Shekulli Agency