SHBA, për shkak të COVID-19 çdo e pesta shtëpi ballafaqohet me mungesë të ushqimit

Një studim i kryer në SHBA tregoi se për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në vend, çdo e pesta shtëpi ballafaqohet me mungesë ushqimi, raporton AA.

Rezultatet e anketës, e cila nga 20 deri 28 prilli në nivel të shtetit u krye nga Instituti Brookings, tregojnë se mbi 20 për qind të shtëpive në prill u ballafaquan me problemin e mungesës së ushqimit.

Anketa potencon se këto familje ndonjëherë ose zakonisht nuk kanë para për të blerë ushqim, për çka shumë qytetarë dhe fëmijët e tyre nuk mund të ushqehen rregullisht.

Poashtu theksohet se problemi i mungesës së ushqimit në familjet amerikane pothuajse është dyfishuar krahasuar me anketat e ngjashme të kryera në vitin 2018, kur këtë problem e kishin 11 për qind të familjeve.

Në SHBA disa javëve nga shpërthimi i COVID-19, numër rekord prej 33 milionë njerëz aplikuan për ndihmë financiare për shkak të papunësisë.

Shekulli Agency