Rusia bombardon objektivat e organizatës terroriste DAESH në Siri

 

avion-rusZëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenvkov në një deklaratë për gazetarët ka theksuar se në kuadër të vendimit të Presidentit rus dhe Kryekomandantit, Vladimir Putin avionët luftarakë të flotës ajrore ruse kanë nisur operacionet ajrore kundrejt objektivave të DAESH në territorin e Sirisë.

Konashenvkov duke vënë në dukje se sulmet ajrore kanë patur si objektiv arsenalet, depot e armatimeve, mjetet, dhe qendrat e komunikimit të DAESH ka theksuar se ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoygu në lidhje me operacionin ka informuar edhe .inistrat e Mbrojtjes të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive.

Këshilli i Federatës, Dhoma e Lartë në Parlamentin e Rusisë pati miratuar propozimin e presidentit Putin në lidhje me lejimin e përdorimit të ushtarëve rusë jashtë vendit.

Shefi i administratës së Kremlinit, Sergei Ivanov kishte njoftuar më parë se Rusia me Sirinë në bazë të këkesës së Presidentit të Sirisë Bashar Asad do të ndërmerrnin sulme ajrore kundër organizatës terroriste DAESH.

Shekulli Agency