Presidenti i Venezuelës, Maduro: Kapëm një spiun amerikan

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro deklaroi se kanë kapur një spiun amerikan në një zonë të rafinerisë në veriperëndim të vendit.

Maduro në një deklaratë në transmetim direkt para kamerave lidhur me kapjen e spiunit në fjalë tha: “Dje kapëm një spiun amerikan teksa vëzhgonte rafineritë Amuay dhe Cardon në rajonin Falcon”.

Duke mos zbuluar emrin e personit të kapur në fjalë, Maduro bëri të ditur se personi që kanë kapur është pjesë e këmbësorisë detare me detyrë në bazën e CIA-s në Irak dhe se ai u kap me disa armë dhe para.

Maduro njoftoi se Prokuroria ka filluar një hetim lidhur me ngjarjen dhe se do të ndjekin nga afër procesin.

Në Venezuelë në muajin maj u shënua një konflikt mes forcave të sigurisë dhe një grupi brenda një motoskafi në një qytet bregdetar që ndodhet 45 minuta nga kryeqyteti Karakas, ku në këtë ngjarje humbën jetën 8 persona dhe u arrestuan 2 amerikanë.

Qeveria e Maduros pretendon se pas ngjarjes qëndrojnë qeveritë e SHBA-së dhe Kolumbisë ndërkohë që të dyja vendet hodhën poshtë pretendimet në fjalë.

Shekulli Agency