Pjesët e bombave të hedhura nga regjimi i Asadit kthehen në lodra për fëmijë

11774567_1459873831001870_2107666815_n

Sipas një bilanci tragjik të luftës rreth 10 mijë fëmijë sirianë kanë humbur jetën në luftën civile, ndërsa rreth 8 mijë të tjerë kanë kaluar kufirin me vendet fqinje të vetëm.

 

Mjeshtrit në qytetin Duma në Siri kanë shndërruar bombat dhe predhat e hedhura nga regjimi i Asadit në lodra për fëmijët në këtë rajon.

Ebu Ali Dumani një nga banorët e qytetit të Duma-s punon për ti kthyer pjesët dhe copat e bombave dhe predhave të hedhura nga regjimi i Asadit në biçikletë, vazo, etj.

Dumani thotë që një bombë fuçi të pa plasur është duke e kthyer në një mjet që më vonë do ta përdorin për të përgatitur bukë.

Ndërkohë sipas statistikave të vitit të kaluar nga UNICEF rreth 5.5 milionë fëmijë janë ndikuar nga lufta civile në Siri. Ndërkohë kjo shifër përkon me 56 përqind të të gjithë fëmijëve në vend. Sipas një bilanci tragjik të luftës rreth 10 mijë fëmijë sirianë kanë humbur jetën në luftën civile, ndërsa rreth 8 mijë të tjerë kanë kaluar kufirin me vendet fqinje të vetëm.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.