Fillimi LajmeNë Shkollat Maarif në Tetovë mbahet program për ditën e himnit të Turqisë

Në Shkollat Maarif në Tetovë mbahet program për ditën e himnit të Turqisë

nga Shekulli Agency

Në kampusin e Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Tetovë u organizua program përkujtimor me rastin e 12 Marsit, Ditës së Adoptimit të Himnit të Pavarësisë së Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu.

Pas programit përkujtimor, me sponsorizimin e Halkbank dhe me kontributin e Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë së Veriut (MATUSITEB), u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për konkursin me temë “Mos ki frikë, shpirti i rinisë është këtu”, i cili përfshinte gara në shkrim eseje dhe në pikturë.

Në këtë konkurs morën pjesë shumë nxënës nga e gjithë Maqedonia e Veriut.

Nxënësit që u renditën në vendet e para i morën çmimet nga ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, si dhe nga përfaqësues të tjerë të protokollit të pranishëm në program.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies