Fillimi LajmeMinistri turk i Mbrojtjes dhe stafi komandues i ushtrisë inspektojnë avionin pa pilot “Bayraktar Kızılelma”

Ministri turk i Mbrojtjes dhe stafi komandues i ushtrisë inspektojnë avionin pa pilot “Bayraktar Kızılelma”

nga Shekulli Agency

Ministri i Mbrojtjes së Türkiye-s, Hulusi Akar dhe stafi komandues i Forcave të Armatosura të Türkiye-s (TSK) inspektuan sistemin e avionit luftarak pa pilot “Bayraktar Kızılelma”.

Ministri Akar vizitoi Qendrën e Teknologjisë Kombëtare “Özdemir Bayraktar” të kompanisë teknologjike “Baykar”, bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Türkiye-s, gjeneralin Yaşar Güler, komandantin e Forcave Tokësore, Musa Avsever, komandantin e Forcave Detare Admiralin, Ercüment Tatlıoğlu, komandantin e Forcave Ajrore gjeneralin, Atilla Gülan.

Komandantët dhe ministri Akar u prit nga drejtori i përgjithshëm i kompanisë teknologjike “Baykar Haluk Bayraktar” dhe u informua lidhur me punimet. Ministri Akar dhe stafi komandues inspektuan sistemin e avionit luftarak pa pilot “Bayraktar Kızılelma” punimet për zhvillimin e të cilit vazhdojnë në mënyrë kombëtare dhe unike.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies