Fillimi LajmeMinistrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Turqisë si dhe shefi i inteligjencës takohen me presidentin sirian

Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Turqisë si dhe shefi i inteligjencës takohen me presidentin sirian

nga Shekulli Agency

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler dhe shefi i inteligjencës turke (MİT), Ibrahim Kalin, u takuan me Presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa dhe zyrtarë të lartë sirianë në Damask, kryeqytetin e Sirisë.

Sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Jashtme, Fidan, Guler dhe Kalin u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut nga ministri i Jashtëm sirian, Asaad Hassan al-Shaibani, ministri i Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra dhe Kreu i Inteligjencës së Përgjithshme, Hussein al-Salama.

Delegacioni turk më pas u takua me presidentin sirian, ministrin e Jashtëm dhe ministrin Mbrojtjes dhe kreun e inteligjencës siriane.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies