Fillimi LajmeLideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un viziton fabrikën e avionëve në Rusi

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un viziton fabrikën e avionëve në Rusi

nga Shekulli Agency

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka vizituar fabrikën e avionëve në qytetin Komsomolsk-na-Amur të Rusisë.

Sipas një deklarate të bërë nga qeveria ruse, Kim, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend, vizitoi dhe inspektoi fabrikën e avionëve “Yuri Gagarin” në Komsomolsk-na-Amur, e cila është një degë e Korporatës së Bashkuar të Avionëve të Rusisë (UAC). Gjatë vizitës Kim u shoqërua nga zëvendëskryeministri rus dhe ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturov.

Në fund të programit, Kim dhe ministri Manturov ndoqën fluturimin demonstrues të avionit luftarak shumëdimensional “Su-35”.

Ministri Manturov në një deklaratë bëri të ditur se liderit të Koresë së Veriut i treguan një nga komplekset kryesore të Rusisë për prodhimin e avionëve.

“Shikojmë potencial bashkëpunimi edhe në prodhimin e avionëve dhe në sektorë të tjerë. Kjo është e rëndësishme kryesisht në aspektin që vendet tona të arrijnë objektivat e tyre të sovranitetit teknologjik”, tha ai.

Lideri i Koresë së Veriut bëhet e ditur se në kuadër të vizitës së tij zyrtare do të vazhdojë me takime në qytetin Vladivostok.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies