Fillimi LajmeKryeshefi ekzekutiv i OpenAI: Kolegët muslimanë hezitojnë të ndajnë përvojat e tyre negative

Kryeshefi ekzekutiv i OpenAI: Kolegët muslimanë hezitojnë të ndajnë përvojat e tyre negative

nga Shekulli Agency

Kryeshefi ekzekutiv i OpenAI, i cili zhvilloi aplikacionin e inteligjencës artificiale ChatGPT, Sam Altman tha se kolegët e tij muslimanë në këtë sektor nuk mund të shprehnin përvojat e tyre negative në shoqëri pas sulmeve të Izraelit në Gaza, nga shqetësimi se “do të përballeshin me reagime dhe karriera e tyre do të dëmtohej”, transmeton Anadolu.

“Kolegët muslimanë dhe arabë (veçanërisht palestinezë) me të cilët flas në sektorin e teknologjisë, shpesh nuk duan të flasin për përvojat e tyre të fundit (negative) nga frika e pasojave dhe dëmtimit të karrierës së tyre”, shkroi Altman në rrjetin social X.

Duke iu përgjigjur pyetjes se “Cili është mendimi juaj për përvojat e komunitetit hebre?” të një ndjekësi të tij, ai duke theksuar se e vlerëson si një hebre mbështetjen që e merr nga shoqëria tha: “Unë shoh se për muslimanët, kjo (mbështetje) është shumë më e vogël”.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame njoftoi se në dy muajt pas fillimit të sulmeve të Izraelit në Gaza, ka patur rritje prej 172 për qind të incidenteve anti-islame në SHBA, krahasuar me një vit më parë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies