Fillimi LajmeKosovë, Ministri Sallahu takoi Ambasadorin e Turqisë Sabri Tunç Angili

Kosovë, Ministri Sallahu takoi Ambasadorin e Turqisë Sabri Tunç Angili

nga Shekulli Agency

Ushtruesi i detyrës ministër i Drejtësisë i Kosovës, Blerim Sallahu, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Siç njofton Ministria e Drejtësisë, në takim ishte edhe sekretarja e parë Aylin Senyüz, njëkohësisht përgjegjëse për çështje konsullore, asistentja Ajsel Polak dhe zyrtarja nga Ministria e Drejtësisë, Anesa Sllovinja.

Ministri Sallahu dhe ambasadori Angili diskutuan për çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Kosovës dhe Turqisë, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e drejtësisë.

Të dy palët u shprehën të gatshme për avancimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në sundimin e ligjit.

Ministri kosovar e njoftoi ambasadorin turk edhe për reformën në drejtësi, avancimin e infrastrukturës ligjore dhe rritjen e transparencës institucionale. Ai theksoi se këto reforma janë thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.

Në fund të takimit, ministri Sallahu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe rëndësinë e këtij partneriteti për të ardhmen e përbashkët të të dy vendeve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies