Izrael, rritet në 427 numri i të prekurve me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë së Izraelit ka konfirmuar 90 raste të reja të koronavirusit në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infeksioneve në 427.

Siç raporton Autoriteti i Transmetimit të Izraelit, ministria tha se pesë prej rasteve, të cilët aktualisht janë duke marrë trajtim, janë në gjendje të rëndë.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në rreth 150 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin një pandemi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila merret me grumbullimin e rasteve të reja të koronavirusit, nga 189.233 raste të konfirmuara aktualisht numri i vdekjeve tejkalon shifrën 7.900, ndërsa mbi 80 mijë janë shëruar.

Sëmundja ka shkaktuar bllokime dhe anulime të fluturimeve në shumë pjesë të botës.

Shekulli Agency