Hetim kundër Geert Wilders, për shkak të krahasimit të Kur’an-it me librin “Mein Kampf”

-2

Prokuroria e Austrisë ka nisur një hetim kundër holandezit pasi ai gjatë pjesmarrjes në një tubim në Austri, ka krahasuar Kur’an-in me librin e liderit nazist Adolf Hitler, “Mein Kampf”

 

Me kërkesë të disa OJQ-ve muslimane Prokuroria e Austrisë ka nisur një hetim për gjestin e kreut të Partisë holandeze për Liri (PVV) Geert Wilders, i cili gjatë qëndrimit në Austri, këto ditë, ka krahasuar Kur’an-in me librin e Hitlerit “Mein Kampf”, duke kërkuar ndalimin e ti.

Mediat holandezë raportuan se në Austri është nisur një hetim ndaj Geert Wilders, kreut të partisë së ekstremit të djathtë holandez PVV. Ai në Austri ishte i ftuar në tubimin e organizuar nga Partia e Lirisë së Austrisë (FPO). Sipas mediave holandeze, Wilders gjatë fjalimit të tij në lidhje me islamofobinë, kishte krahasuar Kur’an-in me librin e udhëheqësi nazist Adolf Hitler, “Mein Kampf”, duke i kërkuar me këtë rast ndalimin e Kuranit.

Disa OJQ muslimane pas paraqitjes së tillë të Wilders, parashtruan ankesë pas së cilës prokuroria vendosi fillimin e hetimeve.

Duke komentuar mbi këtë vendim të prokurorisë austriake, Wilders tha se askush nuk do të mund ta heshtë dhe se “e vërteta duhet të thuhet”.

Paraqitja e mëparshme e Wilders ishte në SHBA, kur në Dallas ishte organizuar një konkurs për vizatimin e karikaturave të Profetit Muhammed (a.s). Regjistrimi i ngjarjeve është treguar në një nga televizionet holandeze, të cilat shkaktuar reagime të ashpra të muslimanëve. Në gjykatën e Hagës kundër Wilders është duke u zhvilluar një prcedurë në të cilën ai akuzohet për diskriminim racor kundër një grupi, për fyerje dhe nxitje të urrejtjes.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.