Fillimi LajmeGreqia u bën thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Liban

Greqia u bën thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Liban

nga Shekulli Agency

Greqia u bën thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Liban për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Jashtme greke në median sociale, thuhet se përveç rasteve emergjente vizitat në Liban duhet të shmangen dhe qytetarëve grekë u bëhet thirrje që të largohen nga ky vend.

“Thirrja jonë që nga tetori 2023 e deri më tani për shmangien e vizitave në Izrael, territoret palestineze dhe Iran vetëm me përjashtim të rasteve ku është e detyrueshme mbetet e vlefshme”, thuhet në deklaratë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies