Fillimi LajmeGjermani, policia kryen bastisje në të gjithë vendin në kërkim të ekstremistëve të krahut të djathtë

Gjermani, policia kryen bastisje në të gjithë vendin në kërkim të ekstremistëve të krahut të djathtë

nga Shekulli Agency

Policia gjermane ka kryer bastisje në të gjithë vendin për të arrestuar ekstremistët e krahut të djathtë të përfshirë në komplote për të përmbysur sistemin demokratik me dhunë.

Sipas zyrës së Prokurorisë Federale, bastisjet në shtatë shtete federale kishin në shënjestër pesë anëtarë të lëvizjes së ekstremit të djathtë ‘Reichsbürger’ dhe dhjetëra ekstremistë të tjerë të krahut të djathtë.

Transmetuesi publik ‘ARD’ raportoi se në qytetin jugperëndimor Reutlingen një oficer i policisë u plagos lehtë pasi një i dyshuar qëlloi me armë zjarri ndaj oficerëve. I dyshuari më pas ishte arrestuar.

Sipas raportit, disa ushtarë dhe oficerë të policisë ishin në mesin e të dyshuarve dhe së fundmi nga autoritetet u zbuluan emrat e tyre gjatë hetimeve mbi grupin e ekstremit të djathtë ‘Reuss’.

Anëtarët e këtij grupi u arrestuan për planet për të sulmuar parlamentin gjerman, për të shkaktuar kushte të ngjashme me luftën civile në vend dhe për të rrëzuar qeverinë.

Heinrich Reuss, një pasardhës i një familjeje bujare, i njohur po ashtu si Princi Heinrich XIII, ishte figura kryesore në grup. 72-vjeçari ishte i njohur për simpatinë e tij ndaj lëvizjes ‘Reichsbürger’ dhe promovonte ide të së djathtës ekstreme dhe konspirative.

Një ish-deputet i Alternativës për Gjermaninë (AfD), disa ish-oficerë ushtarakë dhe një ushtar aktiv nga Komanda e Forcave Speciale ishin midis 23 të dyshuarve të arrestuar vitin e kaluar.

Pasuesit e lëvizjes ‘Reichsbürger’ refuzojnë legjitimitetin e Republikës Federale të Gjermanisë dhe besojnë se vendi qeveriset nga anëtarët e të ashtuquajturës “shtet i thellë”.

Shumë prej tyre refuzojnë të paguajnë taksa dhe shpesh janë në konflikt me autoritetet.

Agjencia e brendshme gjermane e inteligjencës (BfV) vlerëson se kjo skenë ka rreth 23 mijë ndjekës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies