
Një gjeneral amerikan ka pretenduar se ushtria britanike “nuk konsiderohet më” si një forcë kryesore luftarake globale dhe se “nuk është në gjendje të mbrojë” Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e saj, transmeton (AA).
Duke cituar burime të mbrojtjes, ‘Sky News’ raportoi se gjenerali amerikan i tha sekretarit të mbrojtjes, Ben Wallace, se aftësia ushtarake britanike është dobësuar nga një dekadë shkurtimesh dhe se vendi duhet të përforcohet në mes të luftës Rusi-Ukrainë.
“Në fund të fundit, për një dekadë është një shërbim i tërë i paaftë për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët tanë”, tha një burim i mbrojtjes për ‘Sky News’.
Burimi gjithashtu tha se kryeministri britanik, Rishi Sunak, rrezikon të dështojë në rolin e tij si “kryeministër i kohës së luftës” nëse nuk e kthen situatën.
Siç është raportuar, buxheti i mbrojtjes duhet të rritet me të paktën 3.8 miliardë dollarë në vit, si dhe të anulohet një plan për të zvogëluar madhësinë e ushtrisë.
Kryeministri britanik beson se ushtria britanike është “forcë luftarake e nivelit të lartë”
Qeveria britanike menjëherë hodhi poshtë karakterizimin e gjeneralit të paidentifikuar amerikan. I pyetur nëse kryeministri Sunak beson se “ushtria britanike është një forcë luftarake e nivelit të lartë”, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit u përgjigj se po.
Por i nxitur lidhur me këtë çështje në Dhomën e Përfaqësuesve, ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Heappey, tha se, “Sekretari i shtetit ka thënë shumë herë, ashtu sikurse unë dhe kolegët e tjerë ministra, se nën-investimet serike në ushtri gjatë dekadave kanë çuar në pika ku ushtria ka nevojë urgjente për ri-kapitalizim”.
Heappey tha se shefi i Thesarit, Jeremy Hunt dhe kryeministri e “kuptojnë atë”, duke shtuar se ka një buxhet që po vjen.