Gazeta zvicerane thirrje në gjuhën turke për t’i thënë “jo” referendumit në Turqi

Gazeta zvicerane Blick, u ka bërë thirrje qytetarëve me origjinë turke që jetojnë në Zvicër përmes një shkrimi në faqen kryesore të publikuar në gjuhën turke që t’i thonë jo referendumit që do të mbahet më 16 prill.

Gazeta publikon lajme në gjuhën gjermane. Për nga politika redaktoriale, ajo është e profilit radikal të djathtë. “Erdoğan’ın diktatörlüğüne hayır oyu kullanın”. (Thoni jo diktaturës së Erdoğan-it) thuhet në titullin kryesor të gazetës.

“Më 16 prill do të shkoni në kutitë e votimit, ku do të votoni për shtimin e përgjegjësive që do të mundësojnë ngritjen e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në një nivel diktatori. Ne si gazeta Blick i bëjmë thirrje të gjithë turqve që jetojnë në Zvicër t’i thoni jo këtij referendumi”, thuhet në detajin e lajmit të kësaj gazete.

Gazeta nuk ka pasqyruar asnjë problem të zyrtarëve të lartë të cilët kanë përjetuar gjatë takimeve me qytetarët turq që jetojnë në Europë.

Gazeta Blick është pjesë e shoqërisë mediatike Ringier. Tirazhi i saj ditor është 250 mijë, ndërsa faqja online ka më shumë se 1.5 milionë ndjekës.

Vende të ndryshme të Europës kanë nxjerrë probleme zyrtarëve të lartë të Turqisë për takimet me qytetarët turq që jetojnë atje, ndërsa kanë lejuar dhe nxitur takimet e politikanëve dhe organizatave që janë pjesë e fushatës ‘jo’, duke u bërë kështu anë në referendumin që do të zhvillohet në Turqi më 16 prill dhe që parashikon ndryshime kushtetuese për sistemin qeverisës.

Shekulli Agency