Forcat turke kanë shpëtuar 3.500 refugjatë për 10 ditë

refugjat-mesdheRojet bregdetare turke kanë gjetur trupat e pajetë të 30 personave dhe arriten te shpëtojnë mbi 3.500 refugjatë nga Deti Egje, vetëm gjatë 10 ditëve të fundi. Lajmin e bënë të ditur burimet e qeverisë turke.

Guvernatori i Izmirit ka lëshuar të dhënat ku njoftohet se autoritetet turke kanë kryer 137 operacione të kërkim shpëtimit, vetëm gjatë periudhës 18 dhe 28 shtator.

Gjithashtu njoftohet se së paku tetë trafikantë të qenieve njerëzore janë arrestuar gjatë këtyre operacioneve.

Kriza e refugjatëve është bërë një çështje e ndjeshme që nga 2 shtator, kur dhjetëra refugjatë sirianë, duke përfshirë edhe tetë fëmijë, u mbytën pasi anija e tyre u përmbys gjatë rrugës për në Greqi.

Imazhi i foshnjë tre-vjeçare Aylan Kurdi, trupi i pajetë i të cilit doli në një plazh turk, shkaktoi tronditje në të gjithë botën, lidhur me fatin e vështirë të refugjatëve. /MESAZHI/

Shekulli Agency