Fillimi LajmeFluturimi izraelit devijohet drejt Kroacisë pasi Sllovenia refuzon uljen

Fluturimi izraelit devijohet drejt Kroacisë pasi Sllovenia refuzon uljen

nga Shekulli Agency

Sllovenia ka penguar uljen e një avioni të marrë me qira nga kompania izraelite Israir, duke përmendur mungesën e lejeve të nevojshme.

Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, avioni, i operuar nga kompania kroate Trade Air në emër të kompanisë izraelite Israir, ndryshoi itinerarin dhe u drejtua për në Kroaci pasi autoritetet sllovene refuzuan t’i jepnin leje për ulje.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Israir, Uri Sirkis, e cilësoi vendimin si “politik”, duke pretenduar se ai ishte shkaktuar nga “kundërshtimi i qartë i Sllovenisë ndaj politikave dhe drejtimit që ndjek Izraeli”.

Qeveria sllovene deri më tani nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë çështje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies