Populli thotë: kush keshë i pari, kanë i fundit.
Ju të VV-së keni qeshur në fillim me mosarritjen tonë që të kalojmë pragun zgjedhor.
Por tash po qani që nuk e morrët kryeministrin dhe qeverinë.
Ju, gjatë fushatës së fundit parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 11 Qershorit, keni zhvilluar një fushatë të ulët dhe të pandershme kundër neve të FJALËS. Ju keni propaganduar se vota për FJALËN është votë e djegur, mos e votoni FJALËN se nuk do ta kalon pragun.
Dhe tash doli ajo çka në fillim e kam ditur.
Vota për juve të VV-së është jo vetëm votë e djegur, por votë e shkrumuar.
Ngase ju nuk fituat që të formoni qeverinë dhe ta keni kryeministrin.
E vetmja çka arritët të fitoni është pagat dhe privilegjet nga shteti i Kosovës, shtet të cilin ju nuk e njihni dhe e mohoni.
Ju me numrin e ritur të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, asgjë nuk do të arrini përveç pagave, meditjeve dhe udhëtimeve zyrtare të mbuluara nga shteti të cilin ju nuk e njihni.
Ju nuk do të arrini asgjë të i bëni kësaj qeverie, ngase asnjë qeveri deri me tani, dhe as kjo e fundit nuk varet nga ju dhe nga metodat e dhunshme të juaja.
Kjo qeveri varet nga Beogradi. Beogradi do të vendos se si do të rrjedh puna e kësaj qeverie, ngase pikërisht Beogradi përmes njerëzve të vet e votoj këtë qeveri.
Ju gjatë fushatës parazgjedhore nuk kursyet asnjë mjet dhe asnjë metodë që vini në pushtet.
Ju bëtë fushatë me parimet tona fetare duke luajtur “rolin” e BIK-ut dhe duke na treguar moshen se kur duhet vajzat të vendosin mbulesën.
Se sa ishin të sinqerta këto deklarime të juaja u pa gjatë fushatës kur lideri juaj Kurti në ditën e parë të Ramazanit ftoj në një nga restoranet e Gërmisë pensionistët. Në atë takim ai haptasi nuk respektoj agjërimin e atyre që i kishte ftuar dhe as atyre që e kanë votuar, ngase “kënaqej” me machiato në Ramazan.
Pastaj menjëherë pas fushatës shpërthyen deklaratat e zyrtarëve të lartë të VV-së duke fyer iftarin, besimtarët, hoxhallarët dhe Islamin në përgjithësi, që tregonte qartë frymën që egziston në mesin e juaj ( këtë e konfirmoj edhe Ramabaja kur tha se krerët e VV-së kanë bindje ateiste).
Ju treguat se për pushtet jeni të gatshëm të i shkelni edhe parimet e juaja.
Akuzuat gjithë liderët politik në Kosovë për krim të organizuar dhe korrupsion.
Dhe me të gjithë këta liderë politik keni bashkëpunuar në faza të ndryshme përveç me Thaçin.
Arsyeja pse nuk keni bashkëpunuar me Thaçin ka qenë se në shpinë të Thaçit keni marrë vota.
Ju me programin e juaj nuk fituat, por fituat duke sulmuar partitë e tjera, duke na përfshi edhe neve.
Për fund, po iu përshëndes me fjalinë popullore që e nisa këtë shkrim ” Kush keshë i pari, kanë i fundit”.
Tash mos qani se nuk e morrët kryeministrin dhe qeverinë, por punoni për popull dhe jo për veti.
Gëzim Kelmendi